Pse Haradinaj do të duhej të falënderonte LDK-në?

Politika

Pse Haradinaj do të duhej të falënderonte LDK-në?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 maj 2018 Në ora: 12:09
Ramush Haradinaj

Duke folur rreth liberalizimit të vizave, kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar ditë më parë, se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër këtij procesi. Analistët politikë, thonë se Haradinaj nuk duhet ta akuzojë opozitën për mos liberalizim, pasi që edhe nëse do të donte, opozita nuk do të mund ta pengonte procesin e liberalizimit të vizave. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, shprehet se qeverisja Haradinaj nuk duhet t’ia bartë askujt përveç vetes dështimet dhe paaftësitë për qeverisje.

Kryeministri Ramush Haradinaj, dështimet në qeverisje dëshiron t’iu atribojë të tjerëve, ndërkaq është duke “goditur” Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që kjo e fundit është partia më e madhe në vend, thonë analistët politikë pas deklaratës së Kryeministrit se LDK-ja është duke penguar liberalizimin e vizave.

Haradinaj ishte zotuar se liberalizimi i vizave do të bëhej pas tre muajve të marrjes së mandatit (në mars), mirëpo tashmë kanë kaluar dy muaj që nga ky zotim dhe liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur ende.

Duke folur rreth liberalizimit të vizave, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër këtij procesi.

Ai dyshon se kjo parti po dërgon mesazhe jot ë mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.

 “Mirë është me u fokusu, me i ndihmu qeverisë në këtë rast për liberalizim të vizave. Mirë është nga LDK-ja mos me gabu me ndonjë porosi që e çojnë te Partitë Popullore, a diku. Mos me çu porosi të gabuara që mos me na u aprovu liberalizimi i vizave. Nuk është mirë me dhënë skepticizëm që p.sh.: nëse ndodh liberalizimi kish me pasë refugjatë. Nuk është kështu, nuk do të ketë refugjatë”,  ka deklaruar  Haradinaj.

“Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtarë të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, ka shtuar Haradinaj.

Analistët politikë, thonë se Haradinaj nuk duhet ta akuzojë opozitën për mos liberalizim, pasi që edhe nëse do të donte, opozita nuk do të mund ta pengonte procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, shprehet se qeverisja Haradinaj nuk duhet t’ia bartë askujt përveç vetes dështimet dhe paaftësitë për qeverisje.

Image
Haxhi Avdyli

Avdyli: Dështimet e Qeverisë nuk do t`i barten askujt

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se qeverisja e kaluar  i ka përmbushur 99 për qind të kushteve për liberalizim të vizave, ndërkaq të vetmin kusht të përmbushur nga qeverisja aktuale është kushti i demarkacionit.

Mirëpo, sipas Avdylit, edhe kushti i demarkacionit është përmbushur nga LDK-ja, prandaj deklarata të atilla se LDK-ja punon kundër liberalizimit të vizave është hedhje e fajit për paaftësi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë pengesë edhe kur kjo Qeveri me mbi 70 zëvendësministra dhe kur kjo qeveri e ka instaluar korrupsionin në qeverisje. LDK-ja nuk ishte fajtore pse kjo qeveria e izoloi Kosovën në planin ndërkombëtar. LDK do t’i tregojë Ramush Haradinajt që nuk ishte fajtore edhe kur kjo Qeveri në gjysmë të natës ka tentuar që ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. LDK-ja nuk ishte fajtore që kjo qeveri nuk ka vizion se si do të përfaqësojë Kosovën në këtë vit dhe në vitet tjera. Prandaj, dështimet e qeverisë së Ramush Haradinajt nuk duhet t’ia bartë askujt përveç vetes dhe paaftësisë së tij për qeverisje, të njëjtën kohë çdokush dhe tërë opinioni e dinë që ishte ajo LDK që 99 për qind të kushteve për liberalizim të vizave i ka plotësuar qeverisja e kaluar, ndërsa të vetmin kusht që e ka përmbushur kjo qeveri është demarkacioni i cili  edhe ky kusht është përmbushur nga LDK-ja, domethënë LDK-ja ishte ajo forcë politike e cila do t’ia sjellë liberalizimin e vizave”, deklaron Avdyli.

Në vend të akuzave ndaj LDK-së, sipas Avdylit, Kryeministri do të duhej ta falënderonte LDK-në për konstruktivitet dhe të njëjtën kohë duhet të punojë për përmbushjen e kushtit të fundit, pra luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Avdyli thotë se është vështir të përmbushet kushti i fundit, mirëpo shpreson që BE-ja të mos e gjykojë në detaje qeverisjen.

Avdyli: Meritat më të vogla për Haradinajn

Ndërkaq, meritat për liberalizim të vizave, sipas Avdylit, më pak do t’i takonin Haradinajt.

“ Ndërkaq, këto fjalë që i thonë Ramush Haradinaj dhe aleatët e saj, janë të ulëta të cilat nuk shiten dhe ato që LDK-ja po punon kundër liberalizimit të vizave është hedhje e fajit për paaftësi të tij, të cilat me dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës në këto muaj të qeverisjes së saj. Në vend që të akuzave, ky kryeministër i pacipë do të duhej ta falënderonte LDK-në për konstruktivitetin e saj të treguar dhe të njëjtën kohë të punonte më shumë që ta plotësonte kushtin e fundit që korrupsioni, dhe ky kusht është shumë vështir të përmbushet, kur korrupsioni më i madh është në vetë qeverinë e tij dhe prandaj është shumë vështir për ta përmbushur”, ka deklaruar ai.

“Por, ne shpresojmë prapë se institucionet e Bashkësisë evropiane nuk do ta gjykojnë në detaje se çka ka dhe çka po ndodh në këtë qeveri dhe do t’ia liberalizojë qytetarëve të Kosovës vizat dhe të ecinë përpara. Meritat do të shikohen më vonë, qytetari do ta vlerësojë, mirëpo më së paku merita vijnë nga Ramush Haradinaj si në vitet e kaluara që e ka “tranuar” Kosovën për tri vite, duke e djegur , duke gjuajtur dhe duke bërë çmos që qeveria e kaluar të mos ketë sukses me të vetmin qëllim për të ardhur në pushtet, tani ka ardhur në pushtet dhe shihet që nuk është i aftë për t’i përmbushur detyrat”, pohon Avdyli.

Image
Faton Mehmeti

Opozita nuk mund të ndalojë procesin e liberalizimi te vizave

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se Haradinaj ka humbur sensin e arsyes, sepse të akuzohet LDK-ja për gjoja pengim të liberalizim të vizave është akuza më banale e dëgjuar më ndonjëherë.

“Mendoj se Ramushit i ka humbur sensi i arsyes, si dhe i është tretur shqisa e dallimit. Të akuzosh opozitën, në këtë rast LDK për gjoja pengim të liberalizimi të vizave është akuza me banale që është dëgjuar ndonjëherë. Opozita edhe po të dëshiron nuk mund të ndalojë procesin e liberalizimi te vizave, sidomos pas miratimi të demakrcionit me Malin e Zi. Pengesë e vetëm për liberalizim të vizave është korrupsioni i lartë, brenda qeverisë, dhe mungesa e kurajës së kryeministrit për të inkurajuar prokurorinë që të hetojë aferat korruptive”, pohon Mehmeti.

Liberalizimi i vizave varet nga qeveria sesa është e gatshme të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, prandaj sipas Mehmetit, LDK-ja dhe askush nga opozita nuk mund të punojë kundër liberalizimit të vizave.

“ LDK nuk mund të punojë kundër liberalizmi të vizave dhe askush tjetër nga opozita, pasi nuk ka mekanizma për një gjë të tillë, e tëra varet nga qeveria, respektivisht se sa kjo qeveri është e gatshme të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Rekomandimet e BE dhe kushtet e saja tashmë dihen, si dhe mospuna e qeverisë me këtë deklarata Haradinaj sikur jep të kuptohet se liberalizim të vizave s’do të këtë as këtë vit dhe po mundohet që dështimet e tij t’ia faturojë opozitës, duke dëshmuar mungesë guxim për t’u përballuar me dështimet e veta”, thekson  Mehmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë në nivel komunal, ndërkaq pas ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja mbetet partia e parë edhe në nivel qendror.

Image
Nexhat Haziri

Sondazhet frikësojnë Kryeministrin

Duke i parë këto sondazhet, kryeministri “godet” LDK-në, sipas analistit politik Nexhat Haziri.

Sipas Hazirit, Haradinaj në pamundësi intelektuale dhe profesionale kërkon fajtorë të imagjinuar për dështimet e qeverisjes.

“Kujtoj se kjo deklaratë e kryeministrit Haradinaj është për marketing politik dhe për ta goditur partinë me të madhe në vend, sidomos tani kur sondazhet LDK-në po e nxjerrin bindshëm si partinë e parë sa i përket popullaritetit te qytetarët e Kosovës. Dhe po ashtu në anën tjetër kryeministri Haradinaj i ballafaquar me padishmërinë e tij për qeverisje të vendit dhe për proceset integruese të Kosovës, dështimet e tij në këto fusha po mundohet t’ia atribuojë kundërshtarëve politikë. Duket se në pa mundësinë e tij qoftë intelektuale, profesionale, ai po kërkon fajtorë të imagjinuar për dështimet e qeverisjes së tij dhe kjo ka të bëjë edhe me liberalizimin e vizave, pasi institucionet e vendit, sidomos qeveria me këtë kryeministër dhe me këtë përbërje të saj nuk po arrin ta bindë Brukselin për çështjen e liberalizimit të vizave, pasi lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk po japin rezultate bindëse që do të vlerësoheshin nga BE-ja”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat