Tahiri “thumbon” Kurtin: Nuk kam kohë të merrem me planet e tij

Politika

Tahiri “thumbon” Kurtin: Nuk kam kohë të merrem me planet e tij

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 24 maj 2018 Në ora: 16:26
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar se është i domosdoshëm plani 4+1 para çfarëdo dialogu dhe me çfarëdo dialogu me Serbinë, derisa ka thënë se nevojitet pajtueshmëri shoqërore e nacionale për temat, parimet dhe strategjitë. Sipas Kurtit, përfaqësimi në dialog nuk mund të përfshijë emrat e Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit.

Mirëpo sa është i pranueshëm plani i Kurtit dhe a do të merret parasysh, kur dihet se Qeveria tashmë ka një platformë tjetër të bisedimeve të cilën synon ta drejtojë Presidenti Thaçi.

Image
Edita Tahiri

Ish ministria për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nuk ka kohë të merret me Albin Kurtin.

“Nuk e shohë te arsyeshme te komentoje planet që formulon Albin Kurti. Nuk kam kohë të komentoj deklarimet e Albin Kurtin dhe Lëvizjes Vetëvendosje andaj edhe nuk kam çfarë te shtojë tjetër”, është përgjigjur Edita Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat