Parandalohet “kriminalizimi” i Gjykatës Kushtetuese

Politika

Parandalohet “kriminalizimi” i Gjykatës Kushtetuese

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 24 maj 2018 Në ora: 21:16
Kuvendi i Kosovës

Emërimi i Radomir Llaban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, si nga opozita, po ashtu edhe nga shoqëria civile.

Kjo për shkak të kaluarës së dyshimtë të tij. Sipas raportimeve në media, Llaban është i kërkuar nga Interpol me kërkesë të shtetit serb. Llaban ishte i dënuar nga Gjykata Themelore në Beograd në vitin 2012 si pjesë e grupit të quajtur “Carinska Mafija”, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj Siç raportojnë mediat serbe si pjesë e këtij grupi Llaban ishte arrestuar në vitin 2006.

Lidhur me emërimin e Radomir Llaban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, deputetja  e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka treguar për “Bota sot” se kanë  proceduar kërkesën në presidencë që Thaçi që mos ta emërojë ketë person për gjyqtar Gjykatës Kushtetuese.

Flet Albulena Haxhiu

“Për shkak të pazareve të subjekteve në mazhorancë dhe Listës serbe. Mendoj qe Kuvendi gjegjësisht ata deputetë që kanë votuar kanë bërë një gabim të madh, mirëpo unë nuk e kuptoj heshtjen edhe të ndërkombëtareve karshi kësaj”, ka thënë Haxhiu.

Për më tepër, deputetja Haxhiu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar Llabanin si gjyqtar, duke shtuar se nuk është dashur që të bëhet votimi i fshehtë.

Image
Albulena Haxhiu

“Natyrisht se jo. Në momentin që nga Lista serbe atë ditë është thënë se ky është kandidati i tyre. Ka qenë e çartë se i njëjti person ka ndonjë  të kaluar të dyshimtë, mirëpo meqë i njëjti i ka marr 71 vota edhe dikush nga opozita  e ka votuar qoftë nga LDK-ja qofte nga GDP-ja, por nuk mund ta di sepse ka qenë votim i fshehtë”, ka thënë për “Bota sot”, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Verifikimi paraparat

Kurse, profesori universitar i së Drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se është dashur që të bëhej verifikimi i Llaban nëse ka një dosje të tillë.

Image
Flamur Hyseni

“Nuk kam arritur të shoh ndonjë dëshmi që e inkriminon, përveçse, çka është raportuar në media. Por, megjithatë, po qesë ka një dosje të tillë, normal që është dashtë të bëhet verifikimi paraprak. Institucioni i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësisë se veçante dhe me mjafte kredibilitet”, ka deklaruar Hyseni për “Bota sot”.

Refuzimi nga Thaçi

Përkundër që është votuar nga Kuvendi si gjyqtar, Loban ende nuk është dekretuar nga Presidenti Thaçi. Sipas avokatit Arben Toska, nëse vërtetohet se ai  ka një të kaluar të papërshtatshëm si gjyqtar, Thaçi duhet ta refuzojë propozimin e Kuvendit.

Image
Arben Toska

“Realisht këtu nuk ka ende emërim të gjyqtarit, që do të thotë se nuk ka nevojë për shkarkim. Kjo pasi që Kuvendi vetëm propozon emërimi e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti është ai që ka të drejtën kushtetuese ta emëroj një gjyqtarë të Kushtetueses. Pra pa emërim të Presidenti Loban vetëm e ka statusin e të propozuarit për gjyqtar. Kjo do të thotë se, nëse vërtetohet se Loban ka një të kaluar që e bënë atë të papërshtatshëm për pozitën e gjyqtarit të Kushtetueses, atëherë Presidenti, duke u bazuar në kompetencat e tij për garantimin e funksionimin të institucioneve në përputhje me Kushtetutën, mundet ta refuzoj propozimin e Kuvendit. Gjithashtu edhe Gjykata Kushtetuese do të mund ta largonte Loban nga pozita e gjyqtarit nëse vërtetohet se ai nuk e plotëson kriterin e moralit, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë. Mirëpo këtu duhet pasur kujdes, pasi që situata lidhur me të kaluarën eventuale kriminale të zt. Loban duhet të jetë e qartë dhe dokumentuar me vendime të formës së prerë, e tek atëherë mund të vendosë meritorisht Gjykata Kushtetuese. Përndryshe me dyshime kjo çështje jetë kështu si është”, ka thënë Toska për “Bota sot”.   

Për më tepër, ai ka shtuar se për t`i shmangur këto situata do të duhej të bëhet verifikimi i kandidatëve, edhe në qoftë se  ata nuk janë shtetas të Kosovës do të duhet të bëhet e njëjta gjë edhe në vendet se prej nga vinë.

“Për t’iu shmangur këtyre situatave kuvendi duhet ta bëjë verifikimin e detajuar të kandidatëve. Kur ka kandidatë me shtetësi të huaj, kur, përveç shtetësisë kosovare, kanë edhe shtetësi tjetër apo kur kanë jetuar një kohë të gjatë në një shtet tjetër, mendoj se është e domosdoshme të kryhen verifikime edhe në ato shtete. Fundja po flasim për një institucion që, mes tjerash, të shkarkon president e të anulon ligje, pra për një institucion me shumë pushtet”, ka deklaruar Toska për “Bota sot”.    

Arsye pse deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të kenë votuar Lobanin si gjyqtar, sipas Toskës mund të jetë se deputetët e kanë  keqinterpretuar dispozitën kushtetuese lidhur me propozimin e dy gjyqtarëve.

“Kam përshtypjen se deputetët e kanë keqinterpretuar dispozitën kushtetuese lidhur me propozimin e dy gjyqtarëve, për të cilët duhet edhe shuma e deputetëve me ulëse të garantuara, dhe kanë menduar që këta dy gjyqtar duhet domosdoshmërisht t’i komunitetit jo shumicë, andaj edhe me aq lehtësi ka kaluar ky votim. Kjo shihet edhe nga vështirësitë që po shfaqen në propozimin e gjyqtarëve tjerë të mbetur”, ka përfunduar Toska për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat