Kë duhet ta ketë partner LDK-ja? Tregon Abdullahu

Politika

Kë duhet ta ketë partner LDK-ja? Tregon Abdullahu

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 27 maj 2018 Në ora: 22:03
Lidhja Demokratike e Kosovës

Tryezat e organizuara nga partitë politike për të diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme, sipas njohësit të zhvillimeve politike në Kosovë, nuk po del që ta kenë efektin e tyre.

Veç zgjedhjeve të parakohshme, tryezat e partive politike ishin mbajtur deri më tani edhe në përpjekje për arritjen e një konsensusi politik për temat, që konsiderohen si tema të mëdha. Megjithatë, ende asgjë konkrete

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, në një bisedë për “Bota sot”, thotë se tani më është e qartë se tryezat nuk mund të sjellin zgjedhje të jashtëzakonshme, por, ai thotë se kjo nuk ua humb vlerën organizimit të tyre.

Abdullahu thotë se duke pasur parasysh se sot pozita nuk e ka shumicën, duhet gjetur mundësi tjera që sa më shpejtë që të shkohet në zgjedhje.

Image
Faton Abdullahu

“Tani më është e qartë se ‘Tryezat’ nuk mund të sjellin zgjedhje të jashtëzakonshme megjithatë, kjo nuk ua humb vlerën organizimit të tyre, sepse intenca ishte që të kërkohet dhe gjendet një gjuhë e përbashkët, pozitë opozitë, për çështjet vitale të cilat shteti ynë i ka para vetes. Përkundër kësaj, duke pasur parasysh se sot pozita nuk e ka shumicën, gjë që atë e zhvesh nga legjitimiteti dhe e bënë juridikisht dhe politikisht të pa denjë dhe jo demokratike të vendos për çështje të mëdha, duhet gjetur mundësi, sa më shpejtë aq më mirë, që të shkohet në zgjedhje. Përgjegjësia kryesore për këtë i bije opozitës, por jo vetëm. Opozita në rend të parë nuk është sa duhet as unike as fleksibile, që të jetë në nivel të detyrave që determinohen nga gjendja aktuale”, u shpreh Abdullahu.

Tutje, ai thotë se LDK nuk duhet të nguroj që, për këtë kauzë nacionale dhe shumë të rëndësishme të kërkoj partner edhe përbrenda pozitës aktuale, me qëllim që ta mbroj të ardhmen e Kosovës.

“VV dhe PSD nuk ju ngutet të bashkohen me LDK-n dhe të shkojnë në zgjedhje për shkak të problemeve të determinuar nga ndarjet dhe përplasjet e mëhershme. Kjo na jep të drejtë të konstatojmë se, droja nga humbjet në zgjedhjet e ardhshme për këto dy parti, është më e madhe se droja që Kosova do të humb shumë me këta pushtetar në krye të bisedimeve me Serbinë dhe të çështjeve tjera të rëndësishme. Për shkak se është kështu, LDK nuk duhet të nguroj që, për këtë kauzë nacionale dhe shumë të rëndësishme të kërkoj partner edhe përbrenda pozitës aktuale, me qëllim që ta mbroj të ardhmen e Kosovës nga pushtetarët e pandërgjegjshëm aktual”, vlerësoi Faton Abdullahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat