“Grupi i Rognerit që 20 vite po e mban peng Kosovën”

Politika

“Grupi i Rognerit që 20 vite po e mban peng Kosovën”

Nga: A.S Më: 29 maj 2018 Në ora: 11:42
Xhavit Haliti, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Publicisti Skender Zogaj thotë se që 20 vite Kosova po mbahet peng nga grupi i Rognerit.

 “Zinxhiri i nëntokës kriminale i organizuar në prag të luftës me seli në Rogner të Tiranës nën “protektoratin” e agjentëve të SHISH të Enver Hoxhës, është strukturë e fortë e cila e ka ka tjetërsua qëllimin dhe ia ka lënduar përmbajtjen luftës çlirimtare duke e damkosur rënd edhe vlerën historike të Kosovës. Kjo, sepse kriminelët kanë vrarë burra e gra nga më atdhetarët, për qëllime të dobëta dhe përfitime materiale! Kjo strukturë kriminale qe 20 vjet është duke e mbajtur peng lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të mbajtur në terr të vërtetën dhe krimet e shumta që janë bërë", deklaron Zogaj.

Zogaj shpreson që Gjykata Speciale do të arrijë t’i gjykojë pjesëtarët e këtij grupi.

“Kjo gjendje e ka krijuar Gjykatën Speciale, e cila është shpresa e vetme e mposhtjes se strukturave të krimit. Prandaj kjo ka ngjallur shpërthim debatesh: kriminelët për t'i fshehur krimet dhe njerëzit e ndershëm me shpresën që më në fund do të zbardhet e vërteta dhe vihet në vendin e duhur drejtësia. Shqetësimet janë të arsyeshme dhe debatet janë kontribut i rëndësishëm për Gjykatën Speciale”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat