“Pa shqiptar nuk ka Maqedoni, dhe vendi nuk ka asnjë perspektivë”

Politika

“Pa shqiptar nuk ka Maqedoni, dhe vendi nuk ka asnjë perspektivë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 qershor 2018 Në ora: 17:05
Foto ilustruese

Edhe pse shqiptarët përbëjnë më shumë se 25 për qind të popullsisë së Maqedonisë, kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE thotë se “Maqedonia u takon maqedonasve.

Mes kundërshtimeve të politikave të qeverisë së Kryeministrit Zoran Zaev, kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, deklaroi se “qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për ligj antikushtetues për gjuhët, por vendit dhe qytetarëve të tjerë u duhet zhvillim ekonomik”.

Njohësi i çështjeve politike në vend Zudi Xhelili ka thënë për “ Bota sot” se meqenëse kryetari i ri i partisë nacionaliste maqedonase Hristijan Mickoski është propozim i vet Nikolla Gruevskit dhe klanit të tij, i njëjti është pasi ai është nga e njëjta garniturë qeverisëse që u vlerësuan si të kriminalizuar.

Image
Zudi Xhelili

Sipas tij, kjo parti ende nuk mund të shkarkohet nga anti-shqiptarizma, pasi shqiptarët edhe si votues, edhe si parti politike nëpërmes deputetëve gati të gjithë përcaktuan që të dënohet VMRO-nacionaliste dhe të përkrahet Lidhja Social Demokrate që paralajmëroi ndryshime radikale në rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

“Realisht ata nga VMRO e kanë kuptuar gabimin dhe në disa raste ata janë deklaruar që do e ndryshojnë qasjen ndaj shqiptarëve, por kjo me ligjin për gjuhët me siguri i brengos sepse ligjin e miratoi LSDM në vend të tyre. Të gjithë partitë politike maqedonase e din rrolin e shqiptarëve këtu, sepse pa shqiptar nuk ka Maqedoni, dhe vendi nuk ka asnjë perspektivë. Një nga shtyllat kryesore e marrëveshjes së Ohrit ishte gjuha shqipe. Andaj thellë jam i bindur se ata e kanë kuptuar se vendi mori orientimin e duhur pro-perëndimor dhe pritën suksese në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike. Ky orientim ndoshta nuk ishte më shumë dëshirë nga pala sllave, por ishte i kushtëzuar nga shqiptarët dhe pati suksese.Të mos harrojmë se ligji i gjuhëve, i cili fuqizon përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni (gjuhës së një etnie që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë), është kusht i kërkuar që në vitin 2001 në Marrëveshjen e Ohrit që i dha fund luftës civile, quhet ende antikushtetues nga konservatorët maqedonas", është shprehur njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat