Analisti politik, Lirim Zorra ka thënë për “Bota sot” se LDK është e paqartë rreth pozicionit për platformën e re të shtetit për bisedime me Serbinë.
“Qëllimi i çdo partie është ardhja në pushtet dhe fuqizimi i saj dhe dobësimi i partive tjera, sa i përket deklaratës së Hoti besoj që ka të vërteta edhe jo të vërteta, e para besoj vete LDK është e paqartë për opinionin dhe mediat rreth pozicionit të saj për platformën e re të shtetit për bisedime me Serbinë ku kemi pasur deklarata të mjegullta midis grupit të vjetër të LDK dhe grupit të reformatore, andaj lufta fillimisht është brenda LDK për këtë çështje”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Për më tepër, ai ka shtuar se LDK duhet të dal qartë me deklaratë të Kryetarit të saj për pozicion e grupit parlamentare për platformën dhe përmes kësaj e ndal edhe luftën e brendshme midis kampeve.
“Po ashtu ka qëllime nga partitë tjera për destabilizim të LDK dhe dobësim kjo më shumë vërehet përmes ndonjë shkrimi apo formave të tjera elektronike ku elektoratit të Kosovës i paraqitet një LDK pa një qëndrim unik dhe me pasoja për secilin kamp në rast se e pranon ose e refuzon platformën e qeverisë për bisedime me Serbinë, andaj besoj që LDK duhet të dal qartë me deklaratë të Kryetarit të saj për pozicion e grupit parlamentare për platformën dhe përmes kësaj e ndal edhe luftën e brendshme midis kampeve”, ka përfunduar Zorra për “Bota sot”.