Lobimi për vizat, “ekskursion” i Kadri Veselit

Politika

Lobimi për vizat, “ekskursion” i Kadri Veselit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 qershor 2018 Në ora: 15:09
Grupi per lobim

Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të Grupeve Parlamentare nga pozita dhe opozita në Vjenë të Austrisë kinse për lobim për raportin që Kosova pritet ta merr për liberalizim të vizave, është përcjellë me kundërshtime të shumta e sidomos nga ana e opozitës ani pse edhe deputetë të opozitës kanë qenë të pranishëm në këtë udhëtim.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri, duke folur për “Bota sot, ka thënë se kjo vizitë nuk është asgjë më shumë se sa një ekskursion i Veselit dhe deputetëve të Kuvendit.

“Nëse analizojmë profilin e deputetëve që janë pjesë e këtij delegacioni, nuk ke se si t’mos jesh i zhgënjyer dhe i tallur si qytetar i Kosovës nga ata që do të duhej të tregonin pak më shumë seriozitet dhe respekt në raport me qytetarët e vendit pasi të tillët janë fajtor kryesor pse qytetarët tanë vazhdojnë të jenë më të izoluarit në Evropë. Andaj nuk pres asnjë gjë pozitive apo konkrete nga ky “lobim” dhe nëse vazhdojnë qasje të tilla në raport me procesin e liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës do të duhet të presin akoma gjatë mundësin ne lëvizjes së lirë në zonën shengen, ashtu siç lëvizin lirshëm qytetarët e vendeve të tjera”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat