Misioni i vështirë për formimin e ushtrisë

Politika

Misioni i vështirë për formimin e ushtrisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 qershor 2018 Në ora: 15:03
Ushtrisë se Kosovës

Formimi I Ushtrisë se Kosovës po del të jetë çështje shumë më e vështirë se sa ishte folur në fillim.

Derisa Lista serbe është shprehur edhe njëherë kategorikisht kundër ushtrisë, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës vazhdimisht po përsërisin se Ushtria e Kosovës do të behet shumë shpejt, brenda këtij viti.

Image
Hajrullah Ternava

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për “Bota sot”, se sipas procedurave kushtetuese dhe ligjeve të Kosovës në fuqi, ushtria e ka të vështirë që të formohet.

“Aventurat dhe premtimet e këtyre politikaneve sikur në rastin e këshilltarit të presidentit Bekim Çollaku apo edhe të vet presidentit, tani janë premtime banale, prandaj edhe nëse presidenti na premton se Kosova do të pranohet në BE ne fund të këtij viti nuk është çudi, sepse këta udhëheqës deri më tani kanë premtuar shume. Asnjë premtim i tyre nuk është realizuar deri me tani. Premtimet nga ta vijë atëherë kur atyre iu dridhen karriget apo iu luhatet kredibiliteti i tyre, dhe më këto premtime e mashtrojnë opinionin deri në harresën e tyre për ato premtime të tyre”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, politikanët tonë i përdorin këto mënyra të premtimeve se e kanë kuptuar se populli asnjëherë nuk është në situatë më i ndëshkuar dhe deri më tani nuk ka tentuar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat