Pagat e kabinetit qeveritar, dëmtojnë jo vetëm buxhetin e Kosovës

Politika

Pagat e kabinetit qeveritar, dëmtojnë jo vetëm buxhetin e Kosovës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 qershor 2018 Në ora: 17:35
Qeveria

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave.

Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i Qeverisë i 1 shkurtit për pezullimin e vendimit të Qeverisë.

Haradinaj tha se pas kësaj obligohet Ministria e Financave për ta zbatuar këtë vendim.

Vendimi për rritjen e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë i bënë dëm buxhetit të shtetit dhe kësisoj ata kërkojnë sa më shpejt nxjerrjen e ligjit për paga.

Eksperti i ekonomisë, Ilir Fetahu, thotë se ligji për paga do të bënte pajtueshmëri ndërmjet gradave, funksioneve dhe titujve.

Image
Ilir Fetahu

Fetahu shprehet se Kosova si vend më i pazhvilluar në rajon, nuk duhet të ketë rroga kaq të larta.

“Sa i përket rritjes së pagave që Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që nuk ka shkelje të nenve që janë të proceduara nga ankuesi në këtë rast nga Vetëvendosja, i bënë dëm buxhetit të shtetit të Kosovës. Dëmi nuk është vetëm në buxhet, por edhe për shkak të ligjit për paga, domethënë dhe shumë segmenteve të tjera, definitivisht krijohet një pabarazi radikale në mes sektorëve të ndryshëm. Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi duhet që sa më shpejt të nxjerrin ligjin për paga qoftë për zyrtarët e lartë, qoftë për zyrtarët e tjerë të shërbyesve publikë dhe shërbyesve civilë, në mënyrë që të ketë një pajtueshmëri ndërmjet gradave, funksioneve, titujve të pozitave zyrtare, sepse nëse ndodhë kështu me të vërtetë është ka një shpërputhje kaq të madhe në mes zyrtarëve. Kosova si vendi më i pazhvilluar në rajon, nuk mundet të ketë rroga kaq të larta qoftë në qeveri, qoftë në ndërmarrje publike, qoftë në Qeveri, qoftë nëpër gjykata më të mëdhaja se shumë shtetet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat