Vesel Makolli flet për rolin e AKR-së brenda PAN-it, tregon se a janë për zgjedhje

Politika

Vesel Makolli flet për rolin e AKR-së brenda PAN-it, tregon se a janë për zgjedhje

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 qershor 2018 Në ora: 13:54
AKR

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli ka folur për “Bota sot”, rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme, për shkak të presionit të vazhdueshëm të opozitës.

Makolli thotë se, koalicioni qeverisës është shumë unik për arsye të sfidave që kanë kaluar ata, ndërsa bënë thirrje që të respektohet vota e qytetarëve që zgjodhën këtë qeveri.

Image
Vesel Makolli

“Ne kemi një koalicion i cili funksionon shumë mirë. Raportet në mes të partnereve janë shumë korrekte, bashkëpunues dhe me respekt të ndërsjellë. Kemi pasur sfida të cilat i kemi tejkaluar pa patur asnjë lëkundje të koalicionit, përkundrazi tejkalimi i këtyre sfidave na ka bërë të jemi edhe më unik. Duhet njëherë e përgjithmonë që te faktori politik i brendshëm, gjegjësisht tek partitë tona politike, të mbretërojë demokracia e vërtetë, e ajo do te thotë, respektimi i votës së sovranit dhe opozita të jetë faktor i cili do të kontrollojë pozitën dhe ta nxitë për një punë më kualitative dhe jo të jetë pengesë në rrugën e pozitës për realizimin e programit qeverisës”, tha Makolli.

Ai shton tutje se, AKR në asnjë variant nuk është kundër zgjedhjeve, sepse ata janë të gatshëm për atë punë.

“Çdo parti është normale që të synojë pushtetin, por jo me çdo kusht, pasi që pushteti fitohet me program të mirë qeverisës dhe normal me votën e sovranit. AKR në asnjë variant nuk është kundër zgjedhjeve, sepse jemi të gatshëm, por ne nuk mund të mbajmë zgjedhje çdo vit sipas tekeve dhe kërkesave të atyre që populli i la në opozitë për këtë mandat 4 vjeçar”, u shpreh Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat