Anton Quni flet sërish për milionat e UÇK-së: Kjo ishte ana e errët e luftës

Politika

Anton Quni flet sërish për milionat e UÇK-së: Kjo ishte ana e errët e luftës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 qershor 2018 Në ora: 12:30
Anton Quni, Xhavit Haliti, foto ilustrim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni ka komentuar sërish çështjen e milionave që janë keqpërdorur gjatë luftës se fundit në Kosovë, e që kanë qenë mjete të dedikuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Quni në një intervistë për “Bota sot", ka shpjeguar se ana e errët e luftës mbetet edhe mënyra e paskrupullt e përvetësimit të fondeve të cilat kanë qenë të dedikuara për luftë.

“Ana e errët e luftës mes tjerash vazhdon të mbetet edhe mënyra e paskrupullt e përvetësimit të fondeve të dedikuara për luftë nga ana e profiterëve të luftës. Pa dyshim se është detyrë e prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që edhe në Kosovë, si në çdo vend të civilizuar, të demaskohen të gjithë ata që i keqpërdoren kontributet e qytetarëve të dedikuara për çlirimin e Kosovës”, ka thënë deputeti nga LDK-ja.

Sipas Qunit, qytetarët e Kosovës e meritojnë ta mësojnë të vërtetën, sepse sipas tij, “ishte djersa dhe mundi i tyre i derdhur në ato fonde”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat