Gjykata Speciale jep detajet për ngritjen e aktakuzave të para, ja në çka do të bazohet

Politika

Gjykata Speciale jep detajet për ngritjen e aktakuzave të para, ja në çka do të bazohet

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 18 qershor 2018 Në ora: 16:33
Gjykata Speciale

Edhe pse kanë kaluar tri vite që nga formimi i Speciales, ngritja e aktakuzave të para nga kjo gjykatë ende nuk ka ndodhur dhe nuk dihet ende kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Në mandatin e saj, Gjykata Speciale ka edhe vrasjet politike që kishin ndodhur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, konkretisht fillimi i vitit 1998 dhe fundi i vitit 2000.

Ndërsa, nga frika për Specialen duket se e aktivizoi qeverinë Haradinaj, ku me 22 dhjetor të vitit 2017 u tentua të shfuqizohej, duke mbledhur 43 nënshkrime të nevojshëm, të cilët do të thërrisnin një seancë të jashtëzakonshëm, ku temë kryesore do të ishte shfuqizim dhe eliminim i saj, por ky skenar dështoi.

Zyra për media e Gjykatës Speciale ka thënë për “Bota sot”, se bazë e ngritjes së akuzave për Gjykatën Speciale do të jetë Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian e vitit 2011.

“Amendamenti Kushtetues dhe Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës krijuan Dhomat e Specializuara për të siguruar procese penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase në lidhje me pretendimet për disa krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të cilat, në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, pretendohet se janë kryer në Kosovë midis viteve 1998- 2000. Ato do ta bëjnë këtë brenda mandatit dhe autoritetit të tyre", ka përfunduar zyra për komunikimin e Gjykatës Speciale për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat