Kjo qeveri po dështon në drejtimin e vendit dhe zbatimin e MSA-së

Politika

Kjo qeveri po dështon në drejtimin e vendit dhe zbatimin e MSA-së

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 19 qershor 2018 Në ora: 17:09
Valentina Bunjaku Rexhepi

Kosova ka mungesë të progresit në zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Kështu kanë vlerësuar deputetët e partive opozitare, në interpelancën e ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pikërisht në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për tremujorin e fundit 2017 dhe tremujorin e parë të vitit 2018.

Megjithatë, ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha, e ka quajtur progres të dukshëm zbatimin e planit kombëtar për zbatimin e MSA-së në tre mujorin e parë të vitit 2018.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në një bisede për “Bota sot” ka thënë se kjo qeveri nuk është shpresëdhënës për asnjë  fushë duke e marrë parasysh se asnjë masë e MSA-së nuk është zbatuar.

“Në raportin e  fundit për shkallën e zbatueshmerisë tregohet shkalla e dobët e zbatimit të MSA-së. Programi përmban gjithsej  531 masa nga të gjitha 144 prej tyre janë masa legjislative ndërsa 387 janë masa zbatuese”

“Sa i përket shkallës të zbatimit të tre mujorit të parë të gjeturat tregojnë se 44 masa janë zbatuar plotësisht, ndërsa 354 janë ende duke u zbatuar sipas planit. Ndërsa 65 masat tjera përballen me vonesa serioze, ku në fund 44 masa kanë mbetur për tu realizuar në tremujorin në vazhdim”

"Dikush duhet të jap përgjegjës se kush është përgjegjës për ketë, çfarë është ndërmarrë për ti evituar këto vonesa ,pse janë gjithë këto masa me vonesa serioze”

Edhe në kapitullin e arsimit dhe kulturës paraqiten gjithsej 5 masa nga të gjitha 2 janë legjislative ndërsa 3 janë zbatuese nga të gjitha këto asnjë nuk  është e planifikuar të bazohet deri funde të këtij tremujori.

“Kjo qeveri po dështon në drejtimin e vendit dhe zbatimin e MSA-së. Ky raport nuk është shpresë dhënës për asnjë fushë duke e marre parasysh se asnjë masë nuk është zbatuar”

Fjalë të mëdha nga kjo qeveri punët shumë të vogla, qytetarët tanë meritojnë më shumë” ka përfunduar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat