Ky profesor kërkon ndihmën e Zotit nga qielli dhe Amerikës nga toka për shpëtimin e Kosovës!

Politika

Ky profesor kërkon ndihmën e Zotit nga qielli dhe Amerikës nga toka për shpëtimin e Kosovës!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 20 qershor 2018 Në ora: 08:54
Flamuri i Kosovës

Profesori i Financave në Fakultetin Juridik, Sabri Kadriu thotë se. situata ekonomike dhe shoqërore në Kosovë kurrë më keq nuk është kanë, andaj sipas tij, nuk na ka mbetet tjetër veçse ta lusim Zotin, Amerikën dhe Inteligjencën botërore që të na shpëtoj prej kësaj gjendje në të cilën ndodhemi.

Presidenti i forumit për “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkufitar”, Prof. Dr. Sabri Kadriu pohon se, hartimi i këtij projektit është një kërkesë e qytetarëve të shteteve të Ballkanit qendror, të bashkësisë evropiane dhe strukturave të tjera në nivelet më të larta, të cilat përcaktojnë rrjedhat e zhvillimeve të ekonomisë së qëndrueshme në rajon, duke u bazuar në rendin e ri ekonomik botëror.

Ky projekt, sipas tij ofron njohuri dhe mundësi të reja, në nxitjen e zhvillimit social – ekonomik në kuadër të çdo shteti në veçanti dhe shteteve të tjera, me elementët plotësues, njëkohësisht ofron mundësi për identifikimin e mundësive reale të bashkëpunimit në një hapësirë e cila mundëson mobilizimin e tërësishëm të resurseve ekonomike jo vetëm në nivel të një shteti por edhe të rajonit dhe më gjerë.

Projekti synon vizionin e ri urë lidhës të hapësirave të ndryshme në nivel të rajonit me perspektivë reale të mundshme për të ndryshuar gjithçka pozitive për jetën e kësaj gjenerate dhe gjeneratat që do të vijnë pas.

Ky projekt ofron mundësi, por merr edhe përgjegjësi objektive për gjetjen e mundësive, për integrime rajonale në Ballkan dhe në Evropë.

“Vizioni i integrimit konkretizohet me nxitjen e aktiviteteve makroekonomike ndër - rajonale me interes të përbashkët për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi dhe të veprimtarive shoqërore siç janë: arsimi, kultura, shkenca, shëndetësia, çështjet sociale etj. Të gjitha këto mundësojnë realizimin e interesave të përbashkëta të këtyre shteteve dhe popujve”, thotë Kadriu për gazetën “Bota sot”.

Image
Sabri Kadriu

Sipas tij, projekti është i domosdoshëm pikërisht në këtë moment kur këto rajone po ballafaqohen me shumë probleme të natyrës politike, të ndërtimit institucional shtetëror dhe të zhvillimit ekonomik.

Strategjia e këtij projekti është krijimi i mundësive dhe nxitja e iniciativave për formimin e kushteve për një ekonomi të tregut. Kjo nënkupton krijimin e të gjitha mundësive për kalimet ndërkufitare të cilat deri më sot kanë përcaktuar vijën e ndarjes, ndërsa tani duhet të trajtohet si vijë e integrimeve, duke krijuar kështu kushte për lëvizjen e lirë ndërkufitare.

Profesor Kadriu, pohon se, situata ekonomike dhe shoqërore në Kosovë kurrë më keq nuk ka qenë. Sipas tij, nuk na ka mbet tjetër veç që ta lusim Zotin, Amerikën dhe Inteligjencën botërore që të na shpëtoj prej kësaj gjendje në të cilën ndodhemi.

“Shihet misioni i Qeverisë , nuk na mbetet tjetër veç ta lusim Zotin në qiell, Amerikën në tokë dhe Inteligjencën botërore që ta shpëtojnë Kosovën, nga kjo situatë. Kjo qeveri e ka bërë gjendjen mjaft të vështirë si ekonomike, shëndetësinë, arsimin dhe krejt sferat tjera në Kosovë”, thotë profesori.

“Kjo Qeveri, një profesor doktor e çon në pension në moshën 65 vjeç, gjë të cilën nuk e bëjnë as Franca e as shtetet tjera në botërore. Këtë e bëjnë vetëm për me i liruar universitetet dhe me pru njerëz të tjerë, rrugaç në këto universitete dhe me i larguar doktorantët”, deklaron ai.

Profesori pohon se, që 19 vite Kosova nuk ka strategji të zhvillimit ekonomiko-social.

“Pra fajtori kryesor janë ndërkombëtarët, dhe kombëtarët e pasluftës, udhëheqësit, inteligjenca e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë dështuar. Zgjidhja e problemit është, që le të jetë kush të donë i pari i Qeverisë, por nëse rreth tij janë njerëzit e mençur ai do të dinë me punua, por nëse jenë ata që ne i quajmë me të njohshëm ose me kriteriume të tjera nuk ka asgjë. Dhe ne nuk kemi treg tani, prandaj populli ende nuk është vetëdijesuar me ditë se çka e si dhe është varfëruar sa që edhe fjala e tij nuk vjen në konsiderim. Pra fajin e këta që shtetin po e shndërrojnë në pronë private dhe po e tjetërsojnë nëpërmes tenderëve, po përfitojnë dhe po begatohet apo po bëhen kapitalistë të mëdhenj e në dëm të popullit”, shton ai.

Ai thotë se, duhet me ia bërë me dije se më Kosova nuk është pronë feudale e as e askujt, por është e këtij populli.

“Dhe është shumë interesant se këta që merren me krim shumë mirë bashkëpunojnë, pra shqiptarët, serbët, malazezët, maqedonasit, ndërsa para popullit thonë se janë patriotë, a popullin e vet praktikisht e trajton si bagëti. Kjo është e paqëndrueshme, kjo nuk do të qëndron dhe ne, ju “Bota sot” jeni ndoshta të parët që inteligjencës po i jepni mundësi më dhanë mendimin e vet, ku ju falënderoj, se kështu nuk shkon më”, thotë profesor Sabri Kadriu.

Ndër tjera profesori pohon se nuk mund të themi se kemi një sistem doganor kur me Malin e Zi dhe me Maqedoninë paguhet një për qind sistemi doganor kurse me Shqipërinë dhjetë për qind.

“Dhe kjo po na integron me Serbinë që luftuam dhe po na dezintegron me Shqipërinë. Pra, deri tani shumë të këqija kanë ndodhur, por kemi mundësi se me faktorin njeri, të dijshëm e të shkolluar do të zgjidheshin këto probleme dhe se situata në Kosovë kishte me qenë shumë më e mirë dhe s’ka nevojë që shqiptarët të shkojnë në Gjermani, por ndoshta gjermani do të vinte këtu, pasi resurset që i kemi na si ka as ai, dhe faktorin njeri që e kemi ne të ngritur, inteligjent nuk e ka as gjermani, dhe më në fund gjermani për atë po e donë”, thotë profesori.

Kadriu, duke folur për kufijtë thotë se e kanë një platformë dhe projekte konkrete ku mendojnë se këta kufij të cilët janë përcaktuar njëanshmërisht me gjuhën e forcës, të imponimit të vullnetit, më konkret të ndarjes së kombit shqiptarë në gjashtë shtete.

“Është një favor nga Brukseli që këta kufij në ti shndërrojmë në kufij administrativ, kadastral ndërshtetëror, ashtu si i ka Evropa. Ajo që thashë është imponua, shumë gjak u derdh për këta kufij, por na tash nuk kemi kohë me derdh gjak, por kemi kohë për diçka tjetër se këta kufij ishin pengës për zhvillimin e Kosovës dhe Kosova tash mbeti një ndër shtetet më të izoluara në botë, prandaj edhe roli dhe rëndësia e kësaj platforme dhe këtyre dokumenteve është që nëpërmes projekteve në një far mënyre ti lirojmë këta kufij”, pohon ai.

Ai thekson se, projektet e tyre kanë të bëjnë me atë që e quajnë komunikim ndërshtetëror, tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritet bashkëpunim.

“Këto janë ato të parat, katër vlerat më të larta humanë të cilat bazohet rendi i lirë ekonomik botëror jo vetë Forumi. Kjo natyrë që e ka krijuar Karadakun, nuk e ka krijuar që të ndahet një e treta në Maqedoni e një e treta të ndahet në Serbi dhe një e treta në Kosovë. Po ashtu edhe Brezovica, nuk është krijuar që dy të katërtat ti takojnë Maqedonisë dhe dy të katërtat ti takojnë në tërësi Kosovës, e në këtë drejtim në po punojmë. Së pari në krijimin e më shumë pikave kufitare, qarkullimin më të lirë, pa këto barriera të cilat i kë, në këtë drejtim e kem edhe konkret çështjen Stançiq-Bellanovë, që kemi shumë çka të folmi, ose pika tjera ndërkufitare bashkëpunimi”, thotë ai.

Ai pohon se, këto marrëdhënie që i kemi Kosovë-Serbi-Maqedoni, nuk ka interes për asnjë shtet, pasi kështu nuk mund të integrohemi në bashkimin evropian.

“Ne kemi përpiluar një memorandum bashkëpunimi ndërkufitar, ndërkomunal Maqedoni-Kosovë-Serbi. Interesant gjithë kryetarët e gjashtë komunave në Maqedoni e kanë nënshkruar që të bëjmë pika të reja të kufijve. Ne tash i kemi edhe disa projekte të tjera shumë të mira. Duke e parë që Ulqini me Velipojë vetëm 300 metra Buna i ndanë. Forumi ynë, ka biseduar me kryetarët e këtyre dy komunave se sa më shpejt një traget ti lidh këto dy vende. Lumi Buna bëhet i lundrueshëm edhe liqeni i Shkodrës. Po të bëhej ky projekt atëherë do të zvogëlohet rruga shumë, dhe se Ulqini nga Prishtina do të jetë larg vetëm 220 kilometra”, thekson profesor Sabri Kadriu.

Profesori ndër tjera pohon se, interesat e perëndimit janë që i tërë Ballkani të shndërrohet edhe pse ka qenë, por të jetë edhe më tutje një kënetë ku krokodilët të vallëzojnë, ndërsa populli të jetë si një kafshë që njëri prej tyre do të asgjësohet nga një krokodil, e ata krokodilët janë udhëheqësit sot në Ballkan.

“Interesi i perëndimit është se me këta krokodilë më vonë ai të bënë me ta, ne të varfërohemi dhe ai pastaj resurset ekonomike me i marr me një çmim të ulët, si dhe resurset apo të rinjtë dhe të rejat të i merr ashtu sikur tani me këto shpërngulje, që unë besoj se gjitha këto janë të organizuara dhe në një farë mënyrë. Unë gjithmonë them se shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve”, thotë Sabri Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat