Ja pse Hashimi me çdo kusht po shkon në Bruksel

Politika

Ja pse Hashimi me çdo kusht po shkon në Bruksel

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 qershor 2018 Në ora: 10:14
Hashim Thaçi

Të dielën pritet që Kosova dhe Serbia të rifillojnë një faze të re të bisedimeve në Bruksel, që besohet të jete e fundit. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar autoritetet nga Brukseli.

Të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq. Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të jetë nikoqire e takimit mes Thaçit dhe Vuçiqit, më 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar. Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një fazë intensive të bisedimeve. Kosova pritet të përfaqësohet nga Hashim Thaçi, i cili po shkon krye në vete pa marrë mandatin nga kuvendi. Një gjë e tillë, është shkelje e kushtetutës dhe në një shtet demokratik do të rezultonte me shkarkim të presidentit, i cili nuk e përfill organin më të lartë shtetëror, kuvendin.

Por çfarë e shtyn Hashimin, që me kaq insistim po shkon në Bruksel, në bisedime jo të lehta me Serbinë. Edhe pse kjo e fundit duket se ka bërë hapa përpara drejt pranimit të realitetit. Deklarata e fundit te presidentit serb, lë për të nënkuptuar se Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës, edhe pse publikisht por në heshtje. Kjo nënkupton që Serbia do të pajtohet me faktin se Kosova nuk është pjesë e saj. Në një prononcim për DW, kryeministrja e Serbisë deklaroi:

“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiq ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndër rajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur”, i tha kryeministrja e Serbisë DW-së. Por, derisa Serbia po pranon të bëjë hapa përpara, qëllimi i Hashimit për t`i prirë këtyre bisedimeve, edhe duke shpërfillur kuvendin, ka të bëjë me interesin e tij personal. Ne tryezën e bisedimeve në Bruksel, besoj se Hashim Thaçi, do të paraqes në tavolinë edhe fatin e tij personale, respektivisht kompromisin në raport me Serbinë për mos ndjekje nga Gjykata Speciale, respektivisht të merr garancione se nuk do të jete i përndjekur nga asnjë gjykatë e huaj për krime lufte dhe ekonomike në vend. Kjo është krejtësisht e kapshme duke njohur profilin e presidenti aktual të Kosovës, të cilit nuk i intereson asgjë tjetër përpos vetes, duke ditur se të gjithë shokët i ka tradhtuar. Apo siç u shpreh një ish shoku i tij i ngushtë se “Hashimi nuk ka shoke”. Kosova shtrenjtë e ka paguar dhe po e paguan dinakërinë e “ gjarprit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat