Deputeti i Vetëvendosjes kundërshton ashpër Thaçin: Skandal...

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes kundërshton ashpër Thaçin: Skandal...

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 qershor 2018 Në ora: 17:30
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet të dielën në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe tashmë zyrtarisht Kosova do të hyjë në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Gjithashtu Thaçi, ka deklaruar se çështja e asociacionit është përmbyllur, mirëpo nuk ka përjashtuar ndryshimet kushtetuese për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë për “Bota sot” se ky kjo deklarate e Hashim Thaçi është skandal.

Image
Ismail Kurteshi

“E tëra kjo bëhet për me ia realizu kërkesën Serbisë. Kjo është skandal dhe kjo deklaratë po të kishte institucione të përgjegjshme do ta shkarkonin një njeri të cilit nuk meriton as një pozitë, e lerë me presidentin e vendit”, thotë ai.

Tutje Kurteshi ka thënë se VV-ja është kundër që Thaçi ta drejtojë fazën finale të dialogut.

“Ai nuk pritet të heq dorë por pritet që të tjerët të ja pamundësojnë që ai të mos i udhëheq bisedimet me Serbinë por si duket kjo është një lajm shumë I keq çështje e keqe qe duhet me pengu me çdo kusht. Vetëvendosja është njëherë e përgjithmonë kundër që të ndryshohet kushtetuta”, ka përfunduar deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi për “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat