Dialogu me Serbinë i vetmi shpëtim për Thaçin nga Gjykata Speciale

Politika

Dialogu me Serbinë i vetmi shpëtim për Thaçin nga Gjykata Speciale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 qershor 2018 Në ora: 19:10
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ditë më parë ka thënë se ka ardhur koha që me Serbinë të arrihet marrëveshje historike, ndërkohë që ditë kohë më parë kishte paralajmëruar se do ta padisë Serbinë për gjenocid.

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se në lidhje me këtë çështje nuk po shihet se do të ndodhë një marrëveshje historike me Serbinë ashtu siç ka deklaruar presidenti Thaçi.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, për të pasur një marrëveshje historike, duhet të ketë gatishmëri nga të dyja palët.

Në anën tjetër, sipas deklaratat e mëparshme të Presidentit Thaçi, se do të padisë Serbinë për gjenocid, ishin deklarata sa për konsum të brendshëm politik dhe tentim të presidentit Thaçi për ta forcuar rolin e tij politik.

“Pra përkundër që ka shumë arsyeje, dëshmi që Kosova ta padisë Serbinë, për gjenocid ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë, nuk mendoj se presidenti Thaçi është njeri kredibil për ta udhëhequr këtë proces dhe për ta paditur Serbinë për gjenocid. Si duke tani ka filluar ta shohë dialogun me Serbinë si të vetmen mundësi për vete për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, pra është duke u munduar që të fitoj një lloj imunitetit personal, në dëm të Kosovë”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat