Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i AKR-së, ka folur për “Bota sot” se a do ta mbajë AKR-ja tryezën e radhës me partitë politike.
Ai ka thënë se do t’i shikojnë rrjedhën e ngjarjeve dhe nëse do të ketë përparime të theksuara në këto tryeza politike, edhe ata do të jemi nikoqir të një tryeze.
“Do ta shikojmë rrjedhën e ngjarjeve dhe nëse do të ketë përparime të theksuara në këto tryeza politike, nëse vazhdohet me të njëjtat, edhe ne do të jemi nikoqir të një tryeze të organizuar nga AKR-ja”, ka thënë Makolli.
Ai tregon tutje se çfarë do të diskutojnë në atë tryezë.
“Në atë tryezë që ne do ta organizojmë, do ta zgjedhim një teme për të cilën na nevojitet konsensus i plote, dhe do të insistojmë që të kemi një unitet për të mirën e shtetit , duke lënë anash interesat partiak pasi që shteti është mbi të gjitha”, ka treguar Makolli.