“Koalicioni qeverisës përbëhet nga i keqi, i ligu dhe askushi”, Kelmendi tregon cilët janë ata

Politika

“Koalicioni qeverisës përbëhet nga i keqi, i ligu dhe askushi”, Kelmendi tregon cilët janë ata

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 qershor 2018 Në ora: 17:05
Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka folur për gjendjen aktuale të skenës politike në vend dhe koalicionin qeverisës që po e udhëheq atë.

Kelmendi thotë se ky koalicion përbëhet nga i keqi, i ligu dhe askushi, e sipas tij, të këqinjë janë  PDK, të ligë janë AAK, ndërsa askushët janë NISMA, AKR dhe partitë tjera përbërëse të koalicionit. Ndër tjera, ai tregon edhe kurthin që po ia bën PDK-ja kryeministrit Haradinaj.

“Koalicioni qeverisës përbëhet nga i keqi, i ligu dhe askushi. Kështu do ta quaja këtë qeveri, mes të këqinjve, të ligëve dhe askushve, pra të këqij janë PDK-ja, të ligë janë AAK-ja, ndërsa askushët janë NISMA, AKR-ja dhe partitë e tjera minoritare. Mendoj që PDK-ja që moti po ia thyen qafën Haradinajt, sepse po e lejon të merr veprime të turpshme, të cilat nesër do t’i shkaktojnë kokëçarje, pasi sigurisht se Haradinaj dhe qeveria e tij do të merr përgjegjësi një ditë për 53 milion eurot e Bechtel Enkas, e shumë e shumë skandaleve tjera”, thotë Kelmendi.

Image

Ai shton tutje se e vetmja parti që mund ta dërgojë  vendin në zgjedhje është NISMA, sepse ka një rritje të vazhdueshme, kurse për PDK-në thotë që është në gjendje të katandisur.

“Por, PDK është e katandisur nga gjendja e brendshme, sepse është në teposhtëze dhe nuk ka ide se çfarë të bëj, prandaj po e lënë fajin që ta vazhdojë ky, që në fund të tërhiqet e të thotë që fajin e ka Haradinaj, në mënyrë që ta amnistojë vetën nga gjithë këto dëme që po i shkakton Kosovës. Unë nuk mendoj që tani PDK do ta çojë në zgjedhje Haradinajn. E vetmja parti që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje është NISMA, sepse ka një rritje të vazhdueshme”, theksoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat