“Bota sot” mbetet shkolla e guximit të gazetarit

Politika

“Bota sot” mbetet shkolla e guximit të gazetarit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 26 qershor 2018 Në ora: 21:43
Rexhep Shahu

Publicisti i njohur nga Shqipëria, Rexhep Shahu, është i mendimit se në hapësirën shqiptare nuk ekziston ndonjë gazetë ndezëse shpresash sa gazeta “Bota Sot”, ndonjë gazetë që ka luftuar për të vërtetën sa gazeta “Bota sot”.

Këto komente Shahu i bëri për 23 vjetorin e themelimit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Nuk besoj se ka në hapësirën shqiptare ndonjë gazetë ndezëse shpresash sa gazeta “Bota Sot”, ndonjë gazetë që ka luftuar për të vërtetën sa gazeta “Bota sot”, ndonjë gazetë luftarake për çështjen kombëtare sa gazeta “Bota sot”, ndonjë gazetë të guximshme sa “Bota sot””, është shprehur Shahu.

Ai thotë se “Bota sot” ka qenë tribuna ku ka thirrur çështje të guximshme dhe ku ka nxjerrë shkrime të refuzuara nga gazetat e tjera.

“23 vjet të kësaj gazete janë pak, quhet e re 23 vjeçare, por ka krijuar fytyrën e saj si tribuna e guximit, si shtëpia e besimit. Unë kam nisë të bashkëpunoj me këtë gazetë menjëherë pas luftës për Kosovën dhe kjo gazetë më ka botuar intervistën e parë me heroin Sali Çekaj. Gazeta “Bota sot” ka qenë për mua tribuna ku kam thirr çështje të guximshme, ku kam nxjerrë shkrime të refuzuara nga gazetat e tjera”, tha ai.

Në fund, Shahu thekson se gazeta “Bota sot” mbetet shkolla e guximit të gazetarit.

“Në gazetën “Bota sot” kam njohur penat më të forta të gazetarisë shqiptare dhe jam me fat që kam bashkëpunuar në gazetë me pena të tilla. Gazeta “Bota sot” mbetet shkolla e guximit të gazetarit”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat