“Krijimi i një ‘mini shtet serb’ në Kosovë me ndihmën e Thaçit”

Politika

“Krijimi i një ‘mini shtet serb’ në Kosovë me ndihmën e Thaçit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 qershor 2018 Në ora: 20:38
Hashim Thaçi

Ndonëse presidenti vendit Hashim Thaçi, kohë më parë kishte premtuar se do ta padisë Serbinë për gjenocid, megjithatë ai nuk arriti ta mbaj fjalën pasi tani thotë se ka ardhur koha që me Serbinë të arrihet marrëveshja. Përveç kësaj Thaçi madje edhe po iu shkon për shtati politikave serbe. 

Në lidhje me atë se cilat janë arsyet që e shtynë Thaçin të heq dorë nga padia për Serbinë, analisti politik, Gazmend Islami ka thënë për “Bota sot” se Hashim Thaçi ka bërë dhe po bën kompromise të shumë të dhimbshme për popullin shqiptar.

“Duke e marrë parasysh vetëm luftën e fundit, ku kemi të vdekur për mbi 15 mijë njerëz, kemi të dhunuara për mbi 20 mijë nana shqiptarë, ku kemi të djegura për mbi 100 mijë shtëpi dhe kemi një dëm që kalon shifrën miliardësh që ka kryer gjenocid Serbia ndaj Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi jo vetëm se nuk do ti padisë, por nuk e ka pasur ndërmend asnjëherë ta padisë Serbinë për këto dëme mirëpo Hashim Thaçi po shkon për shtati politikave serbe, dhe kjo shihet më së miri që nga Pakoja e Ahtisartit e deri në ditët e sotme”, ka thënë Islami.

Image
Gazmend Islami

Sipas tij, për Kosovën ‘ Pakoja e Ahtisarit’ ishte më e dhimbshmja çka duhet të jepnin, ndërsa Thaçi ka tejkaluar Pakon e Ahtisarit dhe tash ka hy në dialog me Serbinë për problemet e brendshme të shtetit, shqiptar.

“Me keqardhje mund të them që nëse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të besojnë në vizionin e brishtë të Thaçit, në vizionin e njeriut i cili me punën e tij të dëmshme për Kosovën, dhe nëse vazhdojnë të rrojnë të heshtur, atëherë Bashkësia Ndërkombëtare do ta krijojë ‘një mini shtet serb në Kosovë’ me ndihmën e tij.Kjo do të shihet shumë shpejt, por kam drojë se deri atëherë do të jetë vonë sepse Bashkësia Ndërkombëtare do të jep dritën jeshile Hashim Thaçit. Pra Kosovë e presin ditë jo të mira gjatë muajit gusht deri në muajin shtator. Mendoj se jo vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe deputetët por edhe qytetarët e Republikës duhet ta ngritin zërin dhe duhet që të dalin në protesta për të stopuar njeriun gjarpër i cili që nga çlirimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK) së tash e 20 vite po e kriminalzion, jo vetëm popullin shqiptar por po e kriminalizon edhe politikën shqiptare dhe po është determinues i politikave të brendshme të cilat po shkojnë në dëm të popullit shqiptar. Prandaj është koha e fundit që këtij njeriu ti thuhet mjaft më”, është shprehur analisti politik Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat