“Kosova po e ndihmon Serbinë në ndërtimin e ‘Luginës së Diellit’”

Politika

“Kosova po e ndihmon Serbinë në ndërtimin e ‘Luginës së Diellit’”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 30 qershor 2018 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Lagjia “Lugina e Diellit” në Mitrovicë, po vazhdon të ndërtohet edhe pse Ministria e Mjedisit ka thënë se nuk ka leje për atë ndërtim.

Profesori universitar, Enver Bytyqi, ka folur për “Bota sot” lidhur me këtë, duke thënë se Beogradin e ndihmojnë në këtë synim e aksion të tijin edhe qeveria e Kosovës, për faktin se institucionet tona nuk kanë qasje në atë pjesë të vendit.

“Beogradin e ndihmojnë në këtë synim e aksion të tijin edhe qeveria e Kosovës. Fakti që në Luginën e Diellit në Mitrovicë bëhen ndërtime pa leje mjedisore të ministrisë përkatëse të Prishtinës, dëshmon se Prishtina, qeveria, parlamenti, agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe presidenti, policia e forcat e sigurisë nuk kanë qasje në atë pjesë të territorit të vendit. Kjo nuk është normale”, ka thënë Bytyqi.

Image
Enver Bytytqi

Ai e quan alarmues faktin që disa aksione që I drejton dhe urdhëron presidenti pa dijeninë e kryeministrit për dërgimin e Rosus-ë në Veri përdoren për konsum patriotik e njëkohësisht si maskë për të fshehur një realitet kaq të dhimbshëm në këtë pjesë të Kosovës

“Është alarmues fakti që disa aksione që I drejton dhe urdhëron presidenti pa dijeninë e kryeministrit për dërgimin e Rosus-ë në Veri përdoren për konsum patriotik e njëkohësisht si maskë për të fshehur një realitet kaq të dhimbshëm në këtë pjesë të Kosovës! Tani, e bisedimet që zhvillohen në Kosovë dhe me planin e ri e të vjetër të Beogradit për ndarjen e vendit, nuk besoj se institucionet e Prishtinës do të jenë të afta të veprojnë në zbatim të ligjit organik edhe në këtë pjesë të Kosovës. Aq më tepër këtë situatë e rëndon fakti që presidenti I vendit duket qartë se është I gatshëm që t’i verë gërshërën territorit të Kosovës për të plotësuar orekset e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq”, shtoi për “Bota sot” Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat