Deputeti i LDK-së flet për sondazhin që dalin si parti e parë: Rezultati do të jetë edhe më i fortë

Politika

Deputeti i LDK-së flet për sondazhin që dalin si parti e parë: Rezultati do të jetë edhe më i fortë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 4 korrik 2018 Në ora: 14:44
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë fituese e zgjedhjeve në rast se do të mbaheshin tani.

Ky rezultat, sipas së cilit LDK-ja është prirëse ka dalë pas një sondazhi me opinionin publik të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Në sondazhin e KDI-së qytetarët të pyetur se për cilën parti politike do të votonin, vetëm nga votat e deklaruara 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje,  10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera, ndërsa 11.6% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.

Ky rezultat i këtij sondazhi, është përshëndetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se qytetarët janë duke e vlerësuar partinë e tyre të pakorruptuar dhe me pjesëtarë që pothuajse nuk janë të involvuar në krim.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë për “Bota sot”, se partia e tij është duke u vlerësuar nga qytetarët, prandaj nëse do të mbaheshin zgjedhjet edhe më vonë, rezultati do të jetë edhe më i fortë.

Image
Ramiz Kelmedi

Qytetarët  e Kosovës, sipas Kelmendit, nuk dëshirojnë që të tjerët të shesin fuqi, apo trimëri dhe kësisoj ata dëshirojnë që ligji të jetë prijës i të gjitha çështjeve.

“LDK-ja po vlerësohet nga qytetarët që është një parti që e respekton rregullat edhe politike, edhe ekonomike edhe ligjore. Pra, është një parti e cila ka shumë pak pjesëtarë që inkorporohen në krim dhe korrupsion, jemi të sinqertë dhe vërehet se LDK-ja është e vetmja parti që garanton demokracinë në shtetin e Kosovës. Nëse do të mbaheshin zgjedhjet rezultati do të jetë i tillë, nëse do të bëhen më vonë rezultati do të jetë edhe më i fortë. Nuk dëshirojnë qytetarët e Kosovës të shesin as fuqi, as trimëri, ata dëshirojnë që të jetë ligji prijës i të gjitha çështjeve,  duhet të jemi ne të gjithë nën ligjin që e kemi aprovuar, sepse nëse nuk do të ishte ashtu do të duhej të ndryshonte ligji, por jo të dilet mbi ligji dhe të qëndrojë mbi të në bazë të disa meritave që i kanë pasur në të kaluarën, apo meritave luftarake”, ka deklaruar Kelmendi.

Në zgjedhjet nacionale të mbajtura në qershor të vitit të kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me AKR-në dhe Alternativën, ishin renditur në vendin e tretë me 25,79 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat