Deputeti PSD-së: Me LDK-në kemi bashkëpunim shumë të mirë, VV më shumë po na lufton neve se sa qeverinë

Politika

Deputeti PSD-së: Me LDK-në kemi bashkëpunim shumë të mirë, VV më shumë po na lufton neve se sa qeverinë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 korrik 2018 Në ora: 17:51
Partisë Socialdemokrate

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, në një bisedë për “Bota sot”, ka thënë se PSD-ja aktualisht po bashkëpunon shumë mirë me LDK-në, ndërsa për VV-në thotë se më shumë po i lufton ata sesa qeverinë.

Image
Faton Topalli

“Mendoj që kemi bashkëpunim shumë të mirë me LDK-ën dhe urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë e të forcohet. Ne i kemi mbështetur edhe iniciativat e Lëvizjes Vetëvendosje. Mjerisht LVV më shumë po kujdeset të luftoj PSD-në se sa qeverinë. Kjo as e nderon opozitën as nuk i kontribuon ndryshimit. Opozita duhet të bashkëpunoj edhe më shumë mes veti. E ardhmja është e opozitës nëse ajo është konstruktive dhe i kanë shumë parasysh interesat e vendit se sa mëritë dhe përfitimet partiake”, ka përfunduar deputeti i PSD-së, Faton Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat