Hashim Thaçi nën llupën e opozitës

Politika

Hashim Thaçi nën llupën e opozitës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 korrik 2018 Në ora: 08:43
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kryetari i VV-së, Albin Kurti, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PSD-së., Shpend Ahmeti

“Unë mendoj se një President që pajtohet të hiqen të gjitha vijat e kuqe në dialog me Serbinë, dhe që pranon të diskutojë edhe për çështje që janë në kundërshtim të kushtetueses, nuk e meriton pozitën që e ka dhe as nuk mund ta përfaqësojë Kosovën”, ka thënë deputeti i VV-së Imail Kurteshi.

Opozita vazhdon ta kundërshtojë Presidentin Hashim Thaçi, si prijës i bisedimeve me Serbinë, madje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar edhe shkarkimin e tij nga ana e Kuvendit.

Ismail Kurteshi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit Thaçi, duke kërkuar madje edhe shkarkimin e tij.

“Presidenti nuk mund të thotë herë ka vija të kuqe herë nuk ka. Vetëm për deklaratën që ai e ka thënë se “duhet t’i hiqen vijat e kuqe Serbisë”, Kuvendi duhet të fillojë procesin për shkarkimin e tij”, është shprehur Kurteshi në një emision televiziv.

Image
Mazllum Baraliu

Si shkarkohet Presidenti?

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, ka treguar për “Bota sot”, mënyrat se si do të mund të shkarkohet Presidenti.

“Janë të parapara me kushtetutë si mund të shkarkohet presidenti dhe ato janë në radhë të parë nëse bëhet shkelje e rëndë e kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe është situata kur ai ose ajo si President i vendit është në gjendje të rëndë shëndetësor për një kohë të gjatë dhe nuk mund ta ushtrojë detyrën, pra në raste të tilla kuvendi ka mundësi që me 2/3 të bëjë shkarkimin e Presidentit të vendit. Nuk mund të konsiderohet shkelje është shkelje protokolli mund të vlerësojë Gjykata Kushtetuese, nëse dikush nga subjektet politike ose grupet e deputetëve të deputetëve mund të thonë se ka shkelje, atëherë mund të iniciojnë çështjen në Gjykatë Kushtetuese”, ka deklaruar Baraliu.

Ai është shprehur se ekziston neni që ia jep mundësinë Presidentit ta përfaqësojë politikën e jashtme, mirëpo koncenzuesi  është forma më e mirë dhe më demokratike e një shteti.

Baraliu ka shtuar se, dikush në mënyrë arbitrare dhe vetiniciativë nuk duhet të ndërmarrë aksione në fazën përfundimtare të procesit të dialogut.

“Por, është edhe një nen i kushtetueses në dispozitë, neni 84 nëse nuk gaboj, ku ia jep mundësinë që Presidenti të përfaqësojë edhe politikën e jashtme, a do të thotë kjo që pa unitetin, pa pëlqimin, pa koncenzuesin e Kuvendit që është më i lartë dhe që do të duhej që pa marrë parasysh atë se çfarë thuhet në kushtetutë decivtisht koncenzuesi është gjëja më e mirë, më dobishme dhe më demokratike për një shtet dhe një shoqëri të autorizohet si përfaqësues universal në dialog në Bruksel nga Kuvendi i Republikës dhe kjo do të ishte rruga e duhur pavarësisht asaj çfarë thuhet në kushtetutë. Sidoqoftë, nuk do të duhej që  dikush në mënyrë arbitrare dhe vetinicativë të ndërmarrë aksione të kësaj natyre që janë faza përfundimtare të një procesi që në fakt përcakton marrëdhëniet definitive të fatit Serbi- Kosovë dhe që prek çështjet e rëndësishme substanciale të ardhmërisë së Kosovës”, ka theksuar Baraliu.

Image
Ismail Kurteshi

Kurteshi: Presidenti nuk meriton pozitën që e ka dhe as nuk mund ta përfaqësojë Kosovën

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes i pyetur nga “Bota sot”, nëse do të ndërmarrin një iniciativë që ta dërgojnë Presidentin në Gjykatë Kushtetuese, ka thënë se ideja e tij për shkarkim ka qenë personale dhe nuk është diskutuar për ndonjë iniciativë.

“Unë mendoj se një President që pajtohet të hiqen të gjitha vijat e kuqe në dialog me Serbinë, dhe që pranon të diskutojë edhe për çështje që janë në kundërshtim të kushtetueses, nuk e meriton pozitën që e ka dhe as nuk mund ta përfaqësojë Kosovën. Kjo ka qenë një ide e imja, që nuk është ebaluar më tutje, as nuk është diskutuar për iniciativën që ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, sepse kjo është vetëm hapi i parë i gabimit, edhe pse kanë marrë vendime edhe të mëhershme antikushtetuese, edhe tani po përmendet që kushtetuta duhet të ndryshojë për t’ia plotësuar kërkesën e padrejtë të Serbisë që duhet të kemi një asociacion të komunave serbe me ingerenca  ekzekutive dhe do të thotë  të bëhet një identitet politik dhe Kosova të bëhet nga një shtet unitar të shndërrohet nga një federatë ose konfenderatë dhe natyrisht më vonë do të sjellë ndarjen e Kosovës”, ka deklaruar Ismail Kurteshi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria e Kosovës në bazë të një platforme për dialog, ka kërkuar që faza finale e dialogut me Serbinë t’i lihet në dorë presidentit Hashim Thaçi, ndërkaq ratifikimi i kësaj të bëhet nga Kuvendi.

Ratifikimi i Platformës nuk është bërë, pasi që kishte kundërshtuar opozita, mirëpo Thaçi përkundër kundërshtimit ka zhvilluar takim me palën serbe para disa javëve.

Deputeti Kurteshi, ka deklaruar se Qeveria nuk ka të drejtë t’ia lë Presidentit në dorë, sepse është Kuvendi ai që vendosë për këtë çështje.

Lëshime të palejueshme

Prandaj, sipas Kurteshit, është shkelje e kushtetutës kur Presidenti shkon të bisedojë për temat që nuk e njofton opinionin.

“Qeveria nuk ka të drejtë t’ia lë Presidentit në dorë, sepse është kuvendi ai përfaqësues i cili duhet të vendos për këtë çështje, çdo veprim që bëhet pa miratimin e Kuvendit është i papranueshëm dhe rezultatet e bisedimeve që mund të dalin nga ato takime ilegale. Kjo është shkelje e kushtetues kur presidenti shkon bisedon për temat që nuk e njofton opinionin, nuk i njofton qytetarët, janë lëshime të palejueshme”, ka pohuar ai.

Edhe, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht kishte kundërshtuar Thaçin si kryenegociator, madje pas deklaratës së Presidentit që nuk do të ketë vija të kuqe me Serbinë, LDK-ja ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës dhe përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend urgjentisht të vendosin vijë të kuqe për Presidentin, që sipas tyre, i paautorizuar, ka marrë në dorë fatet e vendit.

Image
Ramiz Kelmendi

Duke folur rreth iniciativës për ta dërguar Thaçin në Gjykatë Kushtetuese, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se kushtetua ia jep të drejtën të bisedojë, por nëse nuk ka mbështetje politike atëherë marrëveshjet e tij nuk gjejnë vend juridikisht.

Mungesa e mbështetjes politike

Kelmendi ka deklaruar se ata nuk mund ta shkarkojnë Presidentin, por nëse ka bërë shkelje kushtetuese atëherë duhet të bëhet inicimi në Gjykatë Kushtetuese.

“ Kushtetuta i japë të drejtë të bisedojë për çështje ndërkombëtare, por nëse nuk e ka mbështetjen politike, marrëveshjet e tij nuk gjejnë vend juridikisht për arsye se nuk është shkuar në emër tonin, për arsye se marrëveshjet e tij duhet të modifikohen në Parlament me 2/3, nëse nuk e ka mbështetjen politike të pozitës dhe të opozitës marrëveshjet e tilla nuk janë të fuqishme. Prandaj, pozita e Presidentit është pozitë që i garantohet shkuarja në bisedime, por ai ka obligim që në mënyrë të ketë sukses bisedimi dhe marrëveshja të konsultohet me partitë politike, të ketë mbështetjen e tyre dhe të krijojë një unitet të bisedimeve në mënyrë që marrëveshjet të unifikohen. Ne nuk mund ta shkarkojmë nga ajo që e kemi ngarkuar, ne e kemi ngarkuar Qeverinë ajo ia ka lënë në dorë Presidentit, tani nuk mund ta shkarkojmë, por dihet nëse ka bërë shkelje ne duhet të bëjmë incimin që ta shkarkojmë përmes Gjykatës Kushtetuese, pastaj ajo vendos nëse e ka shkelur”, ka pohuar Kelmendi.

Fjala e fundit e Kuvendit

Ai ka shtuar se, Kuvendi e ka luajtur rolin e tij me emërimin e Qeverisë si bashkëbiseduese me Serbinë, ndërkaq tani Presidenti fillimisht duhet të marrë mbështetje në Kuvend.

“Kuvendi e ka luajtur rolin e vet, e ka emëruar Qeverinë si bashkëbiseduese me Serbinë, por bartja e kompentencave nga Qeveria te Presidenti do të duhej të kalohej përsëri në Kuvend dhe të kërkojë Presidenti mbështetje në Kuvend për të biseduar me Serbinë, ose të ulet në tryezën politike dhe të marrë mbështetje politike të liderëve politikë dhe pastaj të marrë mbështetje të Kuvendit”, ka theksuar Kelmendi.

Kosova tashmë ka hyrë në fazën e fundit të dialogut me Serbinë, ndërkaq është paralajmëruar një marrëveshje gjithëpërfshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat