Lojërat e koalicionit të territ

Politika

Lojërat e koalicionit të territ

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 5 korrik 2018 Në ora: 18:05
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Koalicioni i formuar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, mes PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe Listës Serbe (kjo e fundit është tërhequr), apo të ashtuquajturit “Krahu i Luftës”, nuk po e përfillin fillimisht fjalën “Koalicion”, që do të thotë lidhje e përkohshme ndërmjet partish, që bëhet për të mbrojtur interesa të njëjta ose për t'ia arritur një qëllimi të përbashkët.

Këtë nuk po e bënë ky koalicion, i cili ishte entuziast në premtimet e tyre në mënyrën e zhvillimit në hapa para të shtetit të Kosovës. Ky koalicion ka më shumë kundërshtime të tyre mes vete, se sa marrje të përbashkëta të vendimeve me efekt pozitiv për shtetin që ata udhëheqin.

Në çështjet e rëndësishme, koalicioni nuk arrin assesi ta gjej gjuhën e përbashkët mes vete, duke dalë me deklarata opozitare, ani pse janë në pozitë.

Në tentimin për shfuqizim të Gjykatës Speciale në fundin e vitit të kaluar, nuk kishte aleancë në këtë çështje të madhe, e kjo mund të quhet si vendimi më pozitivë që ka mundur ndonjëherë ta marrë ky koalicion, në kuadër të mos marrëveshjeve të tyre. Ishte partia e Fatmir Limajt e cila e konsideroi atë tentim si më të rrezikshëm sesa vet formimi i Gjykatës Speciale.

Kur jemi te dialogu me Serbinë, ata nuk ishin të aftë që ta zgjedhin një krye negociator që pajtohen të gjitha paritë politike. Të paktën ato që janë në koalicion qeverisës. NISMA është ajo që nuk po e dëshiron presidentin Thaçi si shef të bisedimeve, e gjithashtu edhe udhëheqës të lartë të partisë së AKR-së, ishin deklaruar se Albin Kurti do duhej ta udhëhiqte dialogun me Serbinë.

Interesant është fakti që kryeministri Haradinaj nuk e mori përsipër ta udhëhiqte dialogun, e pastaj tregoi skepticizëm në dialog nën timonin e Thaçit. Këtu kryeministri shfaqi padituri dhe pa guximshmëri të tij në çështjet politike. Të paktën, nuk do duhet të ishte kritik pasi kishte mundësin vetë që t’i marrë frerët e dialogut.

Për ta vulosur që brenda koalicionit ka favorizime dhe anime të disa palëve aty, Haradinaj  tha se mos prezenca e Limajt në raportimin për dialog të Thaçit, ishte vetëm një lojë e atyre të dyve (Thaçit dhe Limajt), pasi tha se ata kanë raporte shumë të mira.

Gjithsesi, nëse ka lojëra brenda këtij koalicioni, atëherë sigurisht që ata nuk do të mund të jenë efektiv në marrjen e vendimin që i shkojnë për shtati Kosovës, sepse fokusi i tyre do të duhej të përqendrohet se cili po e “luan” lojën më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat