Përfshirja ruse në Ballkan dhe rreziku i Kosovës nga financimi rus - Bota Sot
Përfshirja ruse në Ballkan dhe rreziku i Kosovës nga financimi rus

Politika

E hënë, 23 korrik 2018

Përfshirja ruse në Ballkan dhe rreziku i Kosovës nga financimi rus

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 6 korrik 2018 Në ora: 20:31
Vladimir Putin

Rusia ka filluar përfshirjen e saj në vendet e Ballkanit. Organizatat dhe shoqatat kulturore ruse kanë shtuar praninë e tyre në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Sipas reagimeve të shumta, ndikimi rus në rajon po shtohet përmes investimeve të Rusisë në miniera, hotele, fabrika dhe në media.

E kjo përfshirje ruse në Ballkan, kohë më parë kishte alarmuar edhe NATO-n.

Komandanti i lartë i aleancës në Europë, gjenerali Curtis Scaparrioti është e shqetësuar nga aktivitetet e Rusisë në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë.

“Jam i shqetësuar mbi mënyrat sesi po ndikon Rusia në këtë rajon. Unë do të bëja thirrje që Moska të sigurojë që aktivitetet e saj këtu të jenë në një linjë me Rezolutën 1244 të OKB-së, të cilës i përmbahemi ne, që të garantojmë avancimin e vendit”, kishte deklaruar komandanti i lartë i NATO-s.

E ragim për ndikimin rus në vendet Ballkanike ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Ameriks.

Ndërsa ekspertët e sigurisë kanë thënë se, ndikimii shërbimeve të huaja që nuk ia dojnë të mirën Kosovës ka filluar qysh prej çlirimit të Kosovës, proces ky i filluar nga Serbia përshkak të infrastrukturës agjenturore që e ka pas të ndërtuar gjatë kohës së kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

Mirëpo përshkak të rrethanave të vështira politike dhe ekonomike në Serbi dhe për shkak të prezencës ndërkombëtare në Kosovë, posaçërisht Amerikanët, Britanezët, Gjermanët, serbet nuk kishin kapacitete të ndërmerrnin aksione në shkallë të gjerë përpos aksionit të marsit 2004, i cili kishte për qëllim që shqiptarët t’i futë në konflikt me KFOR-in dhe UNMIK-un.

Shërbimet serbe në njëfarë mase kanë influencuar në përhapjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm fetar, ndërkohë që një ndikim të madh e kanë shtrirë në shantazhimin e funksionimit të shtetit të Kosovës duke u munduar që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare Kosova të paraqitet si shtet jofunksional.

Kjo ishte më e lehtë për shërbimet serbe sepse sistemi i ngritur përmes agjenturës së tyre të bollshme në Kosovë ishte i ndërtuar që të vetëfinancohet. 

Ndikimi i Rusisë në çështjen e Kosovës dhe ato ballkanike ka pas intensitetin e vet varësisht prej rritjes së fuqisë ekonomike ruse dhe nga viti 1999 ka arritur të shtohet përshkak se serbët kanë infrastrukture agjenturore dhe mundësi të vogla financiare, ruset kanë mundësi ta hapin kuletën, dhe baza e tyre në Nish është duke shërbyer si pjesë nga ku koordinohen aksionet për t’i lodhur edhe më tutje institucionet e Kosovës, përfshi këtu edhe partitë politike përmes të cilave ngritët jeta politike në Kosovë.

Image
Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari pohon se ndikimi i Rusisë në Evropë është prezent pothuajse kudo, kurse në BE ndikimi rus është prezent në sferat financiare dhe tregtare ku shërbimi inteligjent rus po tento që t’i rrëzoj qeveritë anti ruse në BE. Sipas tij, deri diku ia ka arritur këtij qëllimi por jo në shtetet e mëdha si Gjermania, Britania apo Franca.

Miftari për gazetën “Bota sot” thotë se qëllimi final i Rusisë është shkatërrimi i NATO-s dhe BE-së, ku pastaj me resurset e veta natyrore me gaz, naftë, drunj, diamant, ari dhe shumë pasuri tjera do ta fitonte primatin ekonomik dhe gjeostrategjik në Evropë.

“Por, Rusia ka edhe pretendimet e veta territoriale dhe ushtarake në shtetet Baltike, sodomos këto pretendimet janë aktuale në Ballkan ku përmes Serbisë që po e armatos në heshtje po tenton të marr kontrollin e Ballkanit sic ishte tentim grushteti në Mal të Zi dhe Maqedoni. Kurse prezenca ruse në Kosovë është në veri përmes kinse OJQ-vë dhe qendrave humanitare sidomos qendres Ruse në Nish, e cila është klasifikuar nga NATO dhe NS amerikane si qendër ballkanike e spiunazhit por edhe përmes tregëtisë me naftë LUK OIL rus që operon pa lejen e Qeverisë së Kosovës, e cila duhet me i dërgu not proteste qeverisë ruse pasi nuk e pranon shtetin e Kosovës por ka zyra ndërlidhëse në Prishtinë që nga paslufta”, thotë Miftari.

Sipas tij, tentimi rus në Balkan ka si synim daljen në Detin Mesdhe nga ku do të dominonte edhe ushtarakish shtetet afrikane apo arabe sic është rasti me Sirinë.

“Problemi i tentimit të ndikimit rus bëhet i rrezikshëm pasi në shtetet ballkanike Rusia i ka kundërshtat kryesor shqiptarët dhe popullin kroat të cilët janë anti rus dhe janë shumë pro amerikën dhe pro perëndimor. Prandaj sherbimet sekrete ruse nuk flejn dhe veprojnë nonstop, ne kemi shembull se në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi janë arrestuar rregullisht agjentët rus të maskuar si gazetar apo pjesëtarë kinse të OJQ-ve, por fatkeqësisht të gjithë i shërbejnë degës spciale të FSB me emrin GURU ku ato reparte i udhëheq bashkëpunëtori më i besuar i Vladimir Putinit”, shrehet tutje Miftari.

Ai thotë se, duhet me pas vëmende rrezikun që do ta sillte një parti politike anti perëndimore që do të vinte në pushtet me paratë ruse.

“Kjo nuk besoj se ndodh te populli jon dhe kroat, por shërbimet sekrete nuk ndalen kurrë derisa të kenë sukses apo të dështojnë komplet, pra duhet pasur kujdes nga krizat e mundshme, përshembull në veri e cila është e kontrolluar nga forcat pro ruse dhe rrezik paraqesin kompanitë e naftës në Kosovë të cilat furnizohen dhe forcohen nga nafta ruse, kurse kompanitë e naftës në Kosovë i kanë në dorë sot shumë politikanë tanët të korruptuar dhe disa parti politike të cilave ja kryejn sponzorizimin e zgjedhjeve. Por rrezik paraqesin edhe kinse sulmet terroriste islamike, pra fetare, anti perëndimore që do të financoheshin nga parat ruse dhe ndikimi i Serbisë në vehabistët në Kosovë por edhe në Shqipëri”, përfundon Miftari.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se, Kosova që nga vitet e 80-90 ka pasur agjentura serbe dhe ruse që kanë operua në territorin e saj, të cilat po thuajse ishin aktive deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Image
Drizan Shala

Pas kësaj Shala thotë se ka rënë një intensitet por edhe përshkak të punës së mirë të AKI-së.

Sipas tij, deri në këtë kohë fluksi i madh i organizatave ndërkombëtare fillojnë të përfundojnë mandatin apo misionin e tyre dhe që në fakt kanë operua si qendra e grumbullimit të informacioneve të cilat më pastaj janë transferua të ushtritë e tyre që kanë operua në Kosovë në kuadër të NATO-së dhe KFOR-it.

“Ndërsa pas vitit 2008 në territorin e Kosovës është reduktuar prezenca e këtyre strukturave agjenturave ushtarake dhe të cilat janë zëvendësuar me struktura të agjenturave informative civile të atyre shteteve por më një mënyrë krejtësisht të ndryshme të operimit. Sepse kjo vjen si rezultat i krijimit të AKI-së cila është duke e mbuluar në tersi hapësirën territoriale të RKS përmes strukturave të saja që operon dhe që ka detyruar që këto shërbime të kërkojnë bashkëpunim bilateral si partner strategjik Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës”, thotë ai.

Sipas tij, kjo e dëshmon që AKI-ja vlerësohet jashtëzakonisht nga shërbimet tjera ndërkombëtare siç janë: CIA, BND, MI6 etj. të cilat në kanalet e saja diplomatike japin notën më të lartë punës.

“Ndikimi i Rusië në vendet e Ballkanit është i dukshëm por jo edhe në Kosovë. Sic thash edhe më lart puna e mirë e AKI-së dhe shërbimeve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë i ka penalizuar ato”, përfundon Drizan Shala.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test