Flet LDK-ja për prezencën e Haradinajt në mbledhje

Politika

Flet LDK-ja për prezencën e Haradinajt në mbledhje

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 7 korrik 2018 Në ora: 20:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar raportimet se në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, është duke u mbajtur një mbledhje në këto momente.

Para pak çastesh është raportuar në medie, se kryesia e LDK-së është mbledhur në shtëpinë e kryetarit dhe në atë mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Sipas raportimeve, takimi i Kryesisë së së LDK-së vjen pas deklaratave të nënkryetarit Lutfi Haziri, i cili ditë më parë ka thënë se LDK do ta mbështesë presidentin Hashim Thaçi për zhvillimin e dialogut në Bruksel, ndërsa dje ka reaguar deputeti Abdullah Hoti, i cili ka thënë se Haziri ka mundur të flas vetëm në emrin e tij personal.

Por, nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, ka mohuar se është duke u mbajtur ndonjë mbledhje dhe se në këtë mbledhje është i pranishëm kryeministri i vendit.

Image
Haki Rugova

“Ato janë pallavra, nuk ka pasur mbledhje sot kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne kemi pasur mbledhjen dje me kryesinë dhe kryetarët e degëve dhe ka përfunduar. Siç është parë nga njoftim kemi dhënë edhe qëndimet e tona për zhvillimet e LDK-së, ndërkaq tani kurrfarë mbledhje nuk ka. Nëse është shkuar dikush atje, është tjetër muhabet atëhere”, ka deklaruar Rugova për “Bota sot”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është “ndarë” sa i përket qëndrimeve për udhëheqjen e dialogut.

Gjersa, partia kërkon zgjedhje dhe bisedimet të mos zhvillohen nga Presidenti, nënkryetari i saj, Lutfi Haziri thotë se ai mbështetet Thaçin si kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat