Historia për "faqe të zezë" e presidentit Thaçi në dialogun e Brukselit - Bota Sot
Historia për "faqe të zezë" e presidentit Thaçi në dialogun e Brukselit

Politika

E martë, 25 shtator 2018

Historia për "faqe të zezë" e presidentit Thaçi në dialogun e Brukselit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 korrik 2018 Në ora: 22:08
Foto nga takimi ne Bruksel

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka deklaruar për gazetën “Bota sot” se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mandat që t`i udhëheq bisedimet.

Image
Drita Millaku

“Hashim Thaçi nuk ka mandat të i drejtojë bisedimet, njëherë duhet të jep llogari se pse deri tash asnjë marrëveshje që ka bërë ky njeri nuk është realizuar, secilin takim i ka quajtur historik, por kjo histori e tij ishte për faqe të zezë”, ka potencuar ajo për “Bota sot”.

Për më tepër, Millaku ka shtuar se si nuk duhet që të udhëheqë bisedimet, pasi që është shkaktari kryesor i të këqijave në vend.

“Ky njeri është shkaktari kryesor i të gjitha të këqijave që iu kanë bërë Kosovës. Duke filluar nga, ndarja e Mitrovicës, demilitarizimi i ushtrisë, pakos së Ahtisarit, formimi i Listës Serbe, Gjykatën Speciale, demarkacionit dhe nënshkrimit të Asociacionit dhe shumë e shumë dëme tjera, andaj ky më nuk duhet të vazhdojë t'i drejtojë më dialogun”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test