Pas aksidenteve fatale të sotme, Policia del me kërkesë - Bota Sot
Pas aksidenteve fatale të sotme, Policia del me kërkesë

Politika

E premte, 20 korrik 2018

Pas aksidenteve fatale të sotme, Policia del me kërkesë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 8 korrik 2018 Në ora: 22:37
Aksidenti ne magjistrale Suhareke-Duhel, si pasoje e se cilit kane humbur jeten pesë persona te familjes Sadikaj

Aksidentet në Kosovë në gjashtë mujorin e fundit kanë shënuar rënie, mirëpo vetëm sot kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik, aksidente këto të ndara.

Në aksidentin e parë, është shuar një familje e tërë nga fshati Sopi i Suharekës. Kryefamiljari (32 vjeçar), së bashku me fëmijët, nënën dhe gruan e tij kanë vdekur, pas aksidentit në magjistralen Suharekë- Duhël.

Ndërkaq, pas çaste pas këtij aksidenti, ka ndodhur aksidenti tjetër fatal në hyrje të Shtimes, ku një veturë ka goditur për vdekje këmbësoren 47 vjeçare.

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kanë humbur jetën 51 persona në aksidente të ndryshme komunikacioni, ndërkaq në total kanë ndodhur 7003 aksidente, shifra këto që sipas Policisë janë më të ulëta sesa në të kaluarën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, thotë për “Bota sot”, se Policia në vazhdimësi ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik.

Hoxha thotë se ata gjithashtu kanë ndërmarr edhe veprime rigoroze për zbatimin e ligjit në trafik.

Image
Daut Hoxha

“Sot, fatkeqësisht në dy aksidente të ndara siç është raportuar kanë humbur jetën (6) persona, njërin rast 5 persona dhe në tjetrin 1 person. Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në vazhdimësi ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik dhe poashtu janë ndërmarr edhe veprime rigoroze policore të vazhdueshme operacionale për zbatim të ligjit në trafik me objektiv kryesor shmangien e fataliteteve”, deklaron Hoxha.

Ai tregon se gjatë gjashtë mujorit të këtij viti ka rënie të aksidenteve, por Policia me qëllim të reduktimit vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“ Edhe pse gjatë këtij gjashtëmujori kemi rënie të aksidenteve fatale për (-19.61 %), ndërsa rënie në total të aksidenteve prej (-13.25%), Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre”, pohon Hoxha.

Policia e Kosovës me njësitet e saj do të vazhdojë të monitorojë dhe menaxhojë situatën në trafikë, ndërkaq Hoxha kërkon vëmendje të qytetarëve në trafik gjatë kohës se reshjeve atmosferike.

“Vëmendje kërkohet posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë edhe kufizim të dukshmërisë dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet. Policia e Kosovës me njësitet e saj do të vazhdojë, të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë ne dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thekson Hoxha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test