Serbisë i ka skaduar forca kërcënuese! - Bota Sot
Serbisë i ka skaduar forca kërcënuese!

Politika

E diel, 23 shtator 2018

Serbisë i ka skaduar forca kërcënuese!

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 10 korrik 2018 Në ora: 14:32
Policia e Kosoves

Pesë serbë janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Policia ka deklaruar se ky operacion u zhvillua pas hetimeve nga njësitet relevante policore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur të papranueshëm kërcënimin e familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga komuniteti serb.

Veseli ka shtuar se sot policia ka përmbushur detyrën duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit, ndërsa ka thënë setentimet e Serbisë për të penguar integrimin e serbëve të Kosovës janë në kundërshtim të fqinjësisë së mirë, interesave të qytetarëve serbë në Kosovë, vlerave evropiane dhe aspiratave për integrimin në BE.

Për analistin politik Skënder Zogaj arrestimi i pesë serbëve është lajm i mirë, sepse serbeve po u bëhet e ditur se Kosova ka rregulla për ata të cilët jetojnë këtu

Image
Skender Zogaj

“Arrestimi i 5 qytetarëve serb nën dyshimin e bazuar se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, është lajm i mirë, madje shumë i mirë sepse, më në fund edhe serbëve po u bëhet e ditur se Kosova ka zot dhe rregulla për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë këtu! Kush përpiqet të cenoj rendin kushtetues e pret dënimi i merituar, duhet ta ketë të çartë edhe Serbia, e cila proteston dhe kërcënon kot, sepse i ka skaduar forca kërcënuese! Kosova nuk duhet të bie pre e kërcënimeve, sepse dialogu i duhet Serbisë më shumë se Kosovës! Prandaj, Drejtësia kosovare duhet të bëjë punën e saj maksimalisht mirë dhe të merr vendim dinjitoz, pa ça fare kokën se çfarë thotë propaganda serbe, e cila rrenën e ka ushqim kombëtar!” ka përfunduar Skënder Zogaj

Ndërsa para pak minutash pas intervistimit policia ka njoftuar se pesë serbët janë liruar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test