Kadri Veseli pranoi “tradhtinë” ndaj LDK-së, Haradinajn e pret rrëzimi

Politika

Kadri Veseli pranoi “tradhtinë” ndaj LDK-së, Haradinajn e pret rrëzimi

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 korrik 2018 Në ora: 07:57
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, ilustrim nga "Bota sot"

Fiks një vit më vonë, gjatë një seance Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmendi mocion e mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa. Ai gjatë një replike me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu i tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kryej mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmuar vitin e kaluar! Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj i cili  ka thënë se që nga viti 1990 lufta politike në Kosovë zhvillohet në mes të dy blloqeve: LDK-së dhe produkteve të LPK-së.

Legjislatura e 5-të e Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Megjithatë, mandati i saj u la në gjysmë. Nga 4 vite ku kjo qeveri duhet të drejtonte vendin ajo udhëhoqi Republikën  e Kosovës vetëm për tri vite. Kjo ngase atë e ndërpreu partneri i saj qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës. I filluar nga opozita në krye me Nismën Socialdemokrate mocioni i votëbesimit për qeverinë Mustafa u votua edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  duke çuar kështu deri tek shpërbërja e kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Deputetët me vota 78 për, 34 kundër dhe 3 abstenim votuan që përfundimisht qeveria Mustafa të bie.

E fiks një vit më vonë, gjatë një seance Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmendi mocion e mosbesimit ndaj qeverise Mustafa.

Ai gjate një replike me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu i tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kryej mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmuar vitin e kaluar!....

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj i cili  ka thënë se që nga viti 1990 lufta politike në Kosovë zhvillohet në mes të dy blloqeve: LDK-së dhe produkteve të LPK-së.

Kështu Selmanaj ka vlerësuar përmes një shkrimi, duke marrë shkas nga një fjali e thënë nga krye parlamentari Kadri Veseli gjatë seancës të Kuvendit.

Deklarata e Selmanajt:

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra....

Para 1 viti kur u nis mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, zyrtarisht u tha që këtë iniciativë e kishin marrë Nisma, VV dhe AAK, kurse me vonë ju bashkuan PDK, Lista serbe dhe disa parti të komuniteteve (pra i gjithë spektri politik u pozicionua kundër LDK-së)..

Edhe atë kohë dihej sheshazi që i gjithë ky skenar kishte dy regjisor përtej opozitës së atëhershme, dhe ata ishin binomi Thaqi/ Veseli. Ky fakt sot u konstatua publikisht në seancën plenare nga kreu i PDK-së. A i tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kryej mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmuar vitin e kaluar!....

Kjo është PDK-ja që tradhtinë dhe punën pas shpine e ka modelin e vetëm të veprimit politikë.

Qytetarë të Republikës, beteja politike në Kosovë që nga viti 1990 është zhvilluar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes dy ideologjive dhe dy shkollave të mendimit politik: LDK-së si forcë progresive në njërën anë dhe Produktet e LPK-së me gjitha minoritetet në anën tjetër.

Zgjedhja për qytetarët më e qartë se kurrë më parë.

Republika mbi të gjithë.

Mbeturinat post komuniste po manipulojnë me vendin

Image
Skënder Zogaj

Ndërsa për analistin politik Skënder Zogaj, kjo është një gjendje tepër e rrezikshme, që po e mbanë peng Kosovën qe 20 vjet, sepse, mbeturinat post komuniste po arrijnë të manipulojnë me një pjesë të publikut dhe të pengojnë zhvillimin demokratik të vendit.

“Deklarata e deputetit Driton Selmanaj është vlerësim i saktë i gjendjes politike të Kosovës e cila po përjeton krizë të thellë ndërmjet dy ideologjive shumë agresive, që po tentojnë të qeverisin vendin dhe të vendosin themelet historike të shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës pas shekuj robërie! Kthesa politike e vitit 1990 me LDK-n dihet se ishte forcë e mirëfilltë antikomuniste sikurse që dihet se e kundërta e LDK-s ishin grupet marksiste-leniniste-enveriane të cilat e kanë amë LPK-në. Pra, janë dy grupe krejtësisht të kundërta dhe ekstremisht ideologjike, që përpiqen të qeverisin fatin historik të shqiptarëve të Kosovës! Kjo është një gjendje tepër e rrezikshme, që po e mbanë peng Kosovën qe 20 vjet, sepse, mbeturinat post komuniste po arrijnë të manipulojnë me një pjesë të publikut dhe të pengojnë zhvillimin demokratik të vendit!" ka thënë ai.

Tutje Zogaj, ka shtuar se, deklarata e Selmanajt është thirrje për njohjen e gjendjes aktuale, e cila duhet të trajtohet më seriozisht e mos të vazhdojë të mbetet në duart e ideologjikët e së kaluarës, siç janë partitë e majta.

“Selmanaj e ka shprehur këtë rrezik dhe deklarata e tij do të duhej të vetëdijësonte publikun e gjerë që të mos qëndrojë indiferent. por ta kuptojë gjendjen dhe të merr masa që ta definojë dhe përcaktoj drejtimin zhvillimor të Kosovës! Nuk është këtu fjala për veprime të fshehta pas shpinës së kujdoqoftë, por deklarata e Selmanajt është thirrje për njohjen e gjendjes aktuale, e cila duhet të trajtohet më seriozisht e mos të vazhdojë të mbetet në duart e ideologjikëve e së kaluarës, siç janë partitë e majta!” ka përfunduar analisti politik Skënder Zogaj.

Populli është vetëdijesuar, po punohet që të sigurohen edhe dy vota

Image
Hykmete Bajrami

Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Hykmete Bajrami, duke komentuar deklaratën e kreut të Kuvendit, në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka thënë se PDK ja me nënshkrimin e mocionit ndaj LDK-së ka rrëzuar edhe veten.

“Mocionin formalisht dhe zyrtarisht iniciator ka qenë Nisma Socialdemokrate, ndërsa të gjithë deputetët e PDK-së përveç deputetes Ganimete Musliu e cila ka abstenuar të gjithë deputetët e PDK-së në atë kohë kanë votuar mocion e mosbesimit për qeverinë. Ne e kemi pas të qartë si LDK, ka qenë PDK-ja ajo e cila ka prishur marrëveshjen e koalicionit e cila në fakt jo vetëm që na ka rrezuar neve por edhe ka rrëzuar vetën, sepse ajo po shihet që ata kanë rënie dhe ajo rënie po shihet  çdo ditë. Kjo po shihet edhe në sondazhe qytetarët e Kosovës kanë filluar të vetëdijesohen që nuk benë të jepet vota një partie, e cila asnjë mandat nuk ka quar proceset përpara. Deklarata e Veselit  nuk kishte asgjë të re. LDK e ka pasur të qartë se PDK ka qenë faktori kryesor sepse përndryshe ata nuk kishin pasur numrat”, ka thënë Bajrami.

Tutje, deputetja e LDK-së, ka shtuar se nuk pret që iniciativën e mocionit të mosbesimit ta merr ndonjë parti e koalicionit.

“Unë besoj që partitë e koalicionit qeverisës me shef Haradinajt me këtë kabinet kaq gllomaz i kanë duart e lira për keqpërdorime, të gjitha partitë e koalicionit deri sa dikush ndonjë anëtar i koalicionit ti thotë stop këtyre keq përdorimeve nuk pres që iniciativë për rrëzim të qeverisë të ketë nga anëtaret e koalicionit qeverisës, deri atëherë na mbetet ne si parti opozitare që të bashkojmë  forcat dhe të punojmë shumë  që të kemi ndonjë deputetë në mënyrë që ta rrezojmë këtë qeveri dhe t'i japim fund kësaj keqqeverisje dhe  këtyre skandaleve dhe të krijojmë institute që kanë legjitimitet qofte për dialog qoftë edhe për ndonjë temë tjetër të rëndësishme për prosperitet të shtetit tonë”, ka përfunduar deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami.

PDK do ta nënshkruajë mocionin kundër qeverisë Haradinaj

Image
Naser Osmani

Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Naser Osmani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se deklarata e Veselit në Kuvend indirekt shprehet së PDK-ja është e gatshëm të nënshkruaj mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj.

“Mocioni i vitit të kaluar ka qenë mocion i opozitës, ndërsa PDK-ja e ka votuar mocionin e opozitës dhe e cila ka prishur marrëveshjen të cilën e ka pasur në LDK-në, e kanë rrëzuar edhe vetën. Në fakt kur ju ka drejtuar deputetes së VV-së ishte i njëjti reagim i tij. Si po duket kryetari i PDK-se i cili edhe është në koalicion në situatën më të keqe që ndodhet se të gjithë partnerët e koalicionit sa i përket pozitave dhe të gjitha fjalët e tij në mënyrë indirekte ka shprehur gatishmërinë se në mocionin e ardhëm do të bëj veprimin e njëjtë si atë që i bëri LDK-së. Ai është i gatshëm që kur të përgatitet mocionin ai të bëjë veprimin e njëjtë si në qeverinë e LDK-së. Ai ishte një reagim i pakënaqësisë së tij nga problemet e tij me koalicion dhe gatishmërinë e tyre që të rrëzojnë qeverinë, pra të përsëritet veprimin  e njëjtë, kështu është kuptuar në deklaratën e tij”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

Qeveria Mustafa u formua një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-ës, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare, por edhe nga PDK, edhe pse në marrëveshjen Mustafa-Thaçi, ishin pajtuar që të mos e votojnë asnjë mocion mosbesimi që do të iniciohet nga partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat