Qeveria i kundërpërgjigjet Serbisë për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë

Politika

Qeveria i kundërpërgjigjet Serbisë për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 korrik 2018 Në ora: 21:14
Qeveria e Kosovës

Kërcënime nga Serbia pati dje ndaj Kosovës, pas arrestimit të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, për shkak të shkeljes së rendit kushtetues.

Marko Gjuriq kërcënoi me ndërprerje të dialogut për një kohë të gjatë në mes të dyja shteteve, nëse ata nuk lirohen brenda ditës. Ndërsa, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se është për keqardhje që Kosova po vazhdon të sillet gjithmonë e më agresive ndaj serbëve të Kosovës, duke iu referuar incidentit të sotëm.

 “Çdokush mund të vendos nëse dëshiron të jetë pjesë e një organizata apo jo. Por të arrestosh dikë vetëm pse ka shkuar për të folur me dikë për këtë, kjo është e papranueshme”, ka thënë Bërnabiq.

Ndërsa, lidhur me gjithë këtë, nga Qeveria e Kosovës për gazetën “Bota sot”, kanë thënë se mekanizmat e vendimit të ligjit marrin vendime në mbrojtje të rendit kushtetues, pa kalkuluar se dikujt mund t’i mbetet hatri.

“Mekanizmat e zbatimit të ligjit funksionojnë në tërë vendin dhe ato do të marrin vendime adekuate, në mbrojtje të rendit kushtetues, kurdoherë dhe pa kalkuluar se dikujt mund t’i mbetet hatri”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, pak kohë pas kërcënimeve nga Serbia, ka ardhur lajmi se pesë serbët janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat