Deputetja e Vetëvendosjes tregon frikën e Haradinajt për ta vizituar veriun e Kosovës

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes tregon frikën e Haradinajt për ta vizituar veriun e Kosovës

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 11 korrik 2018 Në ora: 21:45
Ramush Haradinaj

Janë bërë më shumë se nëntë muaj që kur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), RamushHaradinaj, erdhi në pozitën e kryeministrit, ndërsa akoma nuk e ka vizituar veriun e vendit.

Për këtë çështje ka folur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku.

Ajo duke e komentuar mos vizitën e kryeministrit Haradinaj në veri të Kosovës, për gazetën “Bota sot”, thotë se kjo pjesë e Kosovës është gjellë që është gatuar në kuzhinën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas saj, frika nga dalja e kontrollit, e në të njëjtën kohë mos krijimi i një plani për menaxhim,  kjo pjesë do të vazhdoje të jetë edhe me tej një problem i madh për vendin.

Image
Drita Millaku

“Unë mendoj se veriu i Kosovës është gjellë që është gatuar në kuzhinën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ndërsa RamushHaradinaj e ka gjetur një situate të ndarë dhe nuk ka kapacitet për tu marrë me ketë problem, as moral tashme e as intelektual. Frika është se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe qeveria aktuale nuk ka një plan për të menaxhuar, prandaj ky problem do të vazhdojë edhe me tej”, shprehet deputetja e Vetëvendosjes.

Tutje, Millaku thekson se politika dhe dëshira e Haradinajt për karrigen e kryeministrit, e ka futur atë në kthetrat e Thaçit e të Veselit.

“Naiviteti politik dhe dëshira e RamushHaradinajt për karrigen e kryeministrit e ka futur në kthetrat e Thaçit e të Veselit, e kështu të tre së bashku po e qojnë Kosovën drejt shkatërrimit”, përfundoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat