LDK në kërkim të numrave për rrëzimin e qeverisë

Politika

LDK në kërkim të numrave për rrëzimin e qeverisë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 korrik 2018 Në ora: 12:00
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se PDK ja me nënshkrimin e mocionit ndaj LDK-së ka rrëzuar edhe veten.

Bajrami duke komentuar deklaratën e Kadri Veselit dhënë ditë më parë në sencën plenare në Kuvend ,tha se PDK-ja i ka bërë keq vetës me nënshkrimin e mocionit ,sepse rënia e kësaj partie tashmë po shihet.

Image
Hikmete Bajrami

“Mocionin formalisht dhe zyrtarisht iniciator ka qenë Nisma Socialdemokrate, ndërsa të gjithë deputetët e PDK-së përveç deputetes Ganimete Musliu e cila ka abstenuar të gjithë deputetët e PDK-së në atë kohë kanë votuar mocion e mosbesimit për qeverinë . Ne e kemi pas të qartë si LDK e cila ka qenë PDK-ja ajo e cila ka prishur marrëveshjen e koalicionit e cila në fakt jo vetëm që na ka rrezuar neve por edhe ka rrëzuar vetën, sepse ajo po shihet që ata kanë rënie dhe ajo rënie po shihet çdo ditë. Kjo po shihet edhe në sondazhe qytetarët e Kosovës kanë filluar të vetëdisohen që nuk benë të jepet vota një partie e cila asnjë mandat nuk ka quar proceset përpara. Deklarata e Veselit nuk kishte asgjë të re. LDK e ka pasur të qartë se PDK ka qenë faktori kryesor sepse përndryshe ata nuk kishin pasur numrat.” ka thene Bajrami

Tutje deputetja e LDK-se, ka shtuar se nuk pret që iniciativën e mocionit të mosbesimit ta merr ndonjë parit e koalicionit

“Unë besoj që partitë e koalicionit qeverisës me shef Haradinajt me këtë kabinet kaq gllomaz i kanë duart e lira për keqpërdorime ,të gjitha partitë e koalicionit deri sa dikush ndonjë anëtar i koalicionit ti thotë stop këtyre keq përdorimeve nuk pres që iniciativë për rrëzim të qeverisë të ketë nga anëtaret e koalicionit qeverisës, deri atëherë na mbetet ne si parti opozitare që të bashkojmë forcat dhe të punojmë shumë që të kemi ndonjë deputetë në mënyrë që ta rrezojmë këtë qeveri dhe ti japim fund kësaj keqqeverisje dhe këtyre skandaleve dhe të krijojmë institucine që kanë legjitimitet qoftë për dialog qoftë edhe për ndonjë temë tjetër të rëndësishme për prosperitet të shtetit tonë.” ka përfunduar deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat