Analisti tregon se cila ishte marrëveshja më e dëmshme me Serbinë deri tash

Politika

Analisti tregon se cila ishte marrëveshja më e dëmshme me Serbinë deri tash

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 korrik 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka deklaruar se arritjet në dialogun e Kosovës me Serbinë janë vetëm formale, pasi që kanë gjetur pak zbatim.

Për më tepër, ai ka shtuar se nga një dialog teknik është kthyer në politik dhe se  marrëveshja më e dëmshme   ishte fusnota.

“Arritjet janë  në aspektin formal, ka shumë marrëveshje  formale por më pak të zbatuara deri më  tash, ky dialog ka devijuar prej dialogut teknik në atë politik, BE është ndërmjetësues i butë, palët vet i kanë zgjedhur temat, Serbia ka imponuar shumë tema të cilat nuk është dashtë fare trajtohen, që tejkalojnë dialogun teknik, fusnota ishte marrëveshja më e dëmshme ishte fusnota, dhe shume tjera jo efektive, normalizim  deri më sot nuk ka ndodhë, vetëm  ka pas dialog formal por rezultat nuk ka të prekshëm, signfikant, pra nuk ka rezultat efektive”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Gjithashtu, Burjani  ka theksuar Serbia vazhdon me pengu Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

 “Serbia vazhdon me pengu Kosovën në anëtarësim ne organizata ndërkombëtare, mendoj pa arrit marrëveshjen për njohje të Kosovës nga ky dialog mund të mos ketë kurrgjë, në anën tjetër është pozitive që ka dialogë, pritet të ketë dialog final”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat