Deputetja e VV-së “godet” Thaçin, e quan mashtrues, tradhtar, rrenc e kriminel

Politika

Deputetja e VV-së “godet” Thaçin, e quan mashtrues, tradhtar, rrenc e kriminel

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 korrik 2018 Në ora: 11:57
Hashim Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, cili ka deklaroi se duhet të lëvizin gurë e bjeshkë për të arritur deri te pajtimi i plotë me Serbinë.

Millaku këtë deklaratë të Thaçit e ka quajtur të rrezikshme dh me të po tregon se do të ketë ndërrim të kufijve.

Image
Drita Millaku

“Deklarata e Thaçit se do të lëvizim gurë dhe bjeshke është shumë e rrezikshme me këtë deklaratë po na tregon se kufijtë do të ndërrohen dhe Kosova po hyn në pjesën më të rrezikshme të saj. Unë them me bindje të plotë se me Serbinë nuk ka pajtim për shkak së serbët nuk e njohin gjuhën e dialogut dhe të pajtimit. Nuk mund të ketë pajtim me serbët derisa mbi 1600 perona janë të zhdukur”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo ka theksuar se dialogu me Serbinë nuk do të ketë fund asnjëherë dhe se Thaçit nuk duhet t`i i lejohet të flas në emër të vendit , duke kërkuar bashkim të opozitës.

“Dialogu me Serbinë nuk do të ketë fund asnjëherë. Thaçi është pajtuar që të nënshkruaj gjithçka që i servohet në tavolinë vetëm për të shpëtuar lëkuren e vet. Thaçi është mashtrues , tradhtar,  rrenc e kriminel. Këtij njeriu nuk duhet ti lihet asnjë  mundësi që të flas në emër të Kosovës duhet bashkim i opozitës që ky njeri të ndalet”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat