Deputetja e LDK-së tregon edhe njëherë qëndrimin për Thaçin e dialogun me Serbinë

Politika

Deputetja e LDK-së tregon edhe njëherë qëndrimin për Thaçin e dialogun me Serbinë

Nga: Nebi Ajeti Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:03
LDK

Opozita e Kosovës është ajo që e kundërshton vazhdmisht tërë procesin e dialogut me Serbinë e një ashtu edhe prirësin e këtij dialogu, presidentin Thaçi.

Mirëpo cili mund të jetë funksioni i opozitës, ku në situatën aktuale as pozitë e as opozitë nuk i kanë numrat e nevojshëm për miratimin e marrëveshjeve të fazës finale të dialogut me Serbinë.

Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pozita nuk i ka mbi 80 vota për çështjen e dialogut, andaj edhe ky proces është jo legjitim.

“Opozita është opozitë dhe mban përgjegjësinë e partive opozitare, ndërkaq qoftë presidenca qoftë ndonjë institucion tjetër duhet të legjitimohet me mbi 80 vota në Kuvendin e Republikes së Kosovës për ti prirë dialogut, në qoftë se nuk ndodhë një gjë e tillë as marrëveshjet të cilat mund të dalin nga një dialog jo legjitim nuk mund të pritet të votohen në kuvend” ka thënë ajo.

Tutje, deputetja e LDK-së ka theksuar edhe një herë qëndrimin e LDK-së karshi fazës finale me Serbinë.

“Në secilin variant për ta mandatuar prirësin e dialogut ose për ti miratuar marrëveshjet duhen mbi 80 vota gjë që koalicioni qeverisës nuk i ka. LDK është edhe një herë kundër që presidenti Thaçi nuk ka mandat nga parlamenti për ti prirë një procesi të tillë, atë mandat e ka qeveria, ndërsa komepentacat mund të kalohet tek presidenca vetëm me anë të kuvendit, me mbi 80 vota” ka përfunduar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat