Arsyeja pse Thaçi po mbanë konferenca të shpeshta para mediave

Politika

Arsyeja pse Thaçi po mbanë konferenca të shpeshta para mediave

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 gusht 2018 Në ora: 22:10
Hashim Thaçi

Si asnjëherë më parë, presidenti Hashim Thaçi po mban konferenca të shumta për mediave kohëve të fundit, e sigurisht se ky ndryshim i tij në qasjen e konferencave, ngjall dyshime.

Këto shpeshtime të konferencave, i ka komentuar për “Bota sot” kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i cili thotë se përgjatë 19 viteve karrierë politike të Thaçit, ai gjithherë ishte treguar njeri i fshehur, i cili punonte për interesa personale, duke i anashkaluar ato kombëtare.

Image
Gazmend Islami

“Hashim Thaçi i cili njihet për 19 vite në politikë, pra që nga koha kur ishte drejtor politik i UÇK-së, asnjëherë nuk i ka sjell Kosovës diçka të mirë. Gjatë këtyre viteve, ka qenë një figurë mistike, siç ka qenë me pseudonimin e tij në luftë “gjarpëri”, pra ishte njeri i fshehur, i cili mbrapa skenës punonte çdoherë për interesa të ngushta personale, por asnjëherë për interesa kombëtare dhe të qytetarëve të vendit”, thotë Islami.

Shpërqendrimi i vëmendjes së popullit nga zhvillimet që po ndodhin në Veriun e Mitrovicës, duke u bërë që qytetarët t’i kthejnë sytë nga termat, ndarje, korrigjim, është arsyeja që këto konferenca të Thaçit janë shpeshtuar, ka potencuar Islami.

“Kohëve të fundit është duke u parë loja e ndytë politike që është duke u bërë nga Hashim Thaçi, që për të shpëtuar vetën nga Gjykata Speciale, është në gjendje të bëj kompromise nga më të dhimbshmet për Kosovën.

“Meqenëse në vitin 2013 ka bërë nënshkrimet për formimin e komunave serbe, pa e parë asnjëherë parlamenti i Kosovës, Thaçi po i mbanë këto konferenca që autonomia serbe të bëhet e heshtur, duke shpërqendruar vëmendjen e opinionit të gjerë. Me termat ndarje, referendum, ai po mundohet që ta shpërqendroj vëmendjen e popullit nga zhvillimet në Veri të Mitrovicës”, thekson Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat