Analisti komenton ftesën e Thaçit ndaj LDK-së: Ky është cinizëm

Politika

Analisti komenton ftesën e Thaçit ndaj LDK-së: Ky është cinizëm

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 gusht 2018 Në ora: 12:03
Hashim Thaçi

Analisti politik, Ali Hertica ka komentuar për “Bota sot” ofertën e presidentit Hashim Thaçi për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai e ka quajtur këtë ofertë të Thaçit si cinizëm dhe se ai e din se vota e LDK-s dhe vet Hotit tani luan me fatin e Kosovës dhe vet qytetarët.

Image
Ali Hertica

“Kjo është cinizëm dhe tallje e ultë për një subjekt politik siç është LDK. Thaçi duke menduar të kaluarën e LDK-së la anash bojkotin. Një ofertë e tillë është nënçmuese, sepse Thaçi e din fare mirë se vota e LDK-s dhe vet Hotit tani loz me fatin e Kosovës dhe vet qytetarët”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Heritca ka shtuar se presidenti i bënë të gjitha këto matrapazllëqe për t`i humbur gjurmët e së kaluarës.

“Thaçi si një lider nuk është mirënjohës për subjektet politike që i kanë dhënë këtë reputacion që të jetë i pari i shëtit dhe tani bën injorime. Thaçi tani të gjitha këto matrapazllëqe që është duke i shkaktuar në kurriz të shtetit është vetëm për poenta politike dhe humbja e gjurmëve të tij në të kaluarën, por historia flet”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat