Rugova: Qeveri e zhvatjes dhe keqpërdorimit të buxhetit të shtetit

Politika

Rugova: Qeveri e zhvatjes dhe keqpërdorimit të buxhetit të shtetit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 10 gusht 2018 Në ora: 13:43
Qeveria Haradinaj

Pjesë të raporteve të zëvendësministrave të qeverisë Haradinaj u bënë lajm gjithandej në opinionin publik.

Kjo ngase në raportimet e më shumë se 70 zv ministrave, kishte shumë gabime, si drejtshkrimore ashtu edhe të çuditshme.

Deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se grumbullimi i qindra zv.ministrave është vazhdimit i logjikës zhvatëse të buxhetit të shtetit.

Image
Naser Rugova

“Një numër i tillë i zv ministrave nuk është parë në asnjë qeveri, ky është numër për libër ginisi, arsyeja e vetme e emërimit të tyre është kënaqja e apetiteve të partnerëve të koalicionit të cilët kanë vazhduar logjiken provinciale klanore dhe nepotiste të këtij koalicioni qeverisës. Grumbullimi i qindra zv ministrave, këshilltarëve dhe stafit tjetër në qeveri është keqpërdorim flagrant i parasë publike dhe vazhdim i logjikes zhvatëse të buxhetit të shtetit”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat