Sa është efektive PSD si opozitë?

Politika

Sa është efektive PSD si opozitë?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 gusht 2018 Në ora: 13:40
PSD me kryetar Shpend Ahmetin

Nuk ka kaluar shumë kohë kur grupi i të dorëhequrve të Lëvizjes Vetëvendosje formuan partinë e re, të ashtu quajtur Partia Socialdemokrate në krye me Shpend Ahmetin.
Kjo parti aktualisht ka 12 deputetë në Kuvendin e  Kosovës.

Si parti e re, sa po mund të jete efektive në Kuvend PSD, flet deputeti Faton Topalli.

Image
Faton Topalli

Topalli  një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se PSD në kuvend ka instaluar një kulturë ndryshe dhe normale të komunikimet dhe bashkëpunimit.

“Nuk ka kaluar shumë kohë prej themelimit të PSD dhe për një kohë kaq të shkurtë kemi arritur të mbajmë shumë debate, interpelanca e të shtrojmë shumë pyetje parlamentare. Kemi arritur të bindim shumicën parlamentare për çështjen e Romingut me Shqipërinë, Unionit Doganor dhe Kartonit të Gjelbër, gjë që nuk mund të mos quhet sukses. Jemi aktiv në çështjen e bërjes së ligjeve dhe kemi proceduar Projektligji për Referendumin, Pra shumë suksese për një kohë shumë të shkurtë. Në anën tjetër jemi një grup parlamentar me potencial profesional dhe intelektual. Shumica e deputetëve të PSD-ës kanë studiuar, doktoruar, apo magjistruar jashtë vendit. Po udhëheqim me Sukses Prishtinën dhe Dardanën. Mbi të gjithë po sjellim në Kuvend një kulturë ndryshe dhe normale të komunikimit dhe bashkëpunimit” ka përfunduar deputeti I PSD-së, Faton Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat