Haki Abazi: Hashim Thaçi përçarësi dhe burimi i urrejtjes

Politika

Haki Abazi: Hashim Thaçi përçarësi dhe burimi i urrejtjes

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 13 gusht 2018 Në ora: 21:53
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka qenë përçarësi dhe burimi i urrejtjes që nga paraqitja e tij në skenën politike.

“Thaçi ka qenë përçarësi dhe burimi i urrejtjes që nga paraqitja e tij në skenën politike. Thaçi është njeri me personalitet paranojak, agresorë dhe armiqësorë. Asnjëherë gjatë gjithë karrierës së vet nuk ka mundur të dal nga roli i tij i njeriut me negativitet dhe me energji përjashtuese e urrejtëse. Si president ai ka bërë të njëjtën gjë, nga margjinat ka udhëhequr PDK dhe klanin e korruptuar të ashtuquajtur “PRONTO””, ka thënë Abazi.

Analisti politik më tej ka kritikuar punën e Hashim Thaçit në postin e Presidentit.

Sipas Abazit, Thaçi është penguesi kryesor i drejtësisë, zhvillimit dhe progresit demokratik të Kosovës.

“Ai është penguesi kryesore i drejtësisë, zhvillimit dhe progresit demokratik të Kosovës. Ai ka tradhtuar të gjithë partnerët politike duke e konsideruar atë punë zotësi, por që në fakt është vetëm strategji për përmbushjen e obligimeve që ka marrë për tu shpërblyer me pushtet dhe kjo është akomodimi i Serbisë dhe interesave të saj përbrenda shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Abazi thekson se presidenti Thaçi me energjinë e tij negative e ka izoluar Kosovën.

Në fund, ai ka thënë se kreu i Kosovës është i vetmi që nuk ftohet askund dhe nuk ka asnjë lloj respekti nga udhëheqësit e shteteve.

“Presidenti Hashim Thaçi me energjinë e tij negative e ka izoluar Kosovën, është presidenti i vetëm që nuk ftohet askund dhe nuk ka asnjë lloj respekti nga udhëheqësit e shteteve përfshirë edhe ato që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur”, ka përfunduar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat