Vuçiqi flet nga Ujmani, prof. Maxharraj tregon arsyet pse nuk u ndalua presidenti serb!

Politika

Vuçiqi flet nga Ujmani, prof. Maxharraj tregon arsyet pse nuk u ndalua presidenti serb!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 shtator 2018 Në ora: 21:06
Vuçiçi gjatë vizitë te Liqeni i Ujmanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kosovë, konkretisht në pjesën veriore të Kosovës. Me këtë rast, ai ka vizituar liqenin e Ujmanit, për të cilin kanë pretendime që ta marrin nën Serbi.

Për vizitën e Vuçiqit në Kosovë, Prof. Dr. Binak Maxharraj thotë se, pse ai vjen në një shtet për të shpalosë programin e tij lidhur me dialogun.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Pikë së pari, pse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq duhet të vjen në Kosovë të ju "thotë"diçka të rëndësishme serbëve të Kosovës? Pse ai vjen në një shtet tjetër për të shpalosë gjoja një program të vetin lidhur më dialogun? Pse, ky zotëri nuk ju folë serbëve të një shteti tjetër nga Beogradi? Këtë ai e banë më një qëllim të caktuar, sepse ai Veriun e konsideron hala të vetin dhe se edhe serbët e Veriut i konsideron si qytetar të vetë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Por pse ndodhë kjo? Sipas tij, kjo ndodhë sepse na e kemi një Qeveri të dështuar, pasi e kemi një President të pa aftë, të shantazhuar më të cilët mund të luan më ta kush të dojë e kur të dojë.

“Sepse e kemi një Qeveri arrogante më plotë afera korruptive, një Qeveri të cilës nuk ju intereson shteti por pushteti. E kemi një Qeveri të korruptuar, një Qeveri e cila për lidhja nuk mund të merren vesh midis veti. Kemi një Qeveri qe askush nuk i beson. Kemi një Qeveri dhe udhëheqës të cilët asnjeri nuk i beson tjetri. Kemi një Qeveri dhe shtet ku secili donë më qenë bajraktar. Kemi një Qeveri komandantësh të korruptuar, hajna që qëllim kanë hajnin. Kemi një Qeveri e cila nuk dinë se çka donë, por që më shumë krijon afera dhe ndërskamca midis veti. Kemi një Qeveri dhe President të cilët edhe tanë donë më e qitë Kosovën në Pazar”, potencon ai.

Sipas profesor Maxharraj, kur e kemi një Qeveri të këtillë atëherë çka të pritet prej saj, asgjë thotë.

“Ajo nuk është në gjendje as një ujk të ndalin të mos hyjë në Kosovë. Kjo Qeveri nuk ka guxim dhe kurajo ta ndalë askënd të hynë në Kosovë, e as zyrtarët serb. Bojkotimin i Vuçiqit në Vjenë ishte veç një skenar. Një skenar për të ua lënë fajin Kosovës. Donë të shkoj në Ujman për tu tregu serbëve se Ujmani është dhe do të jetë i joni. U koritën këta tanët i thanë jo, por nuk kanë fuqi ta ndalin, nuk kanë autorit ta bëjnë këtë, sepse të gjithë janë të shantazhuar, shpirtra të shitur. Populli i Kosovës e pati fatin e keq që i erdhën këta matrapaz ta udhëheqin", përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat