“Skenarë të errët për ndarjen dhe për ta çuar Kosovën në humnerë”

Politika

“Skenarë të errët për ndarjen dhe për ta çuar Kosovën në humnerë”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 10 shtator 2018 Në ora: 21:25
Ilustrim

Çështja e korrigjimit të kufijve vazhdon të jetë aktuale.

E për këto deklarata, profesori dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Jeton Kelmendi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ka skenarë të errët për ta çuar Kosovën në humnerë dhe sipas tij Kosova do të ndahet.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se skenarë të errëta për ta çuar Kosovën në humnerë të përpiluara nga qarqe antishqiptare dhe të zbatuara në përpikmëri nga ekzekutuesi Hashim Thaçi në mënyrën më precize të mundshme. Kosova do të ndahet, ka indikacione që presidenti Thaçi ka nënshkruar për ndarjen e Kosovës me presidentin serb Vuçiq dhe tentativat e tij janë për të hedhur mjegull, herë duke thënë se do të fitojmë ne, herë duke thënë se do të fitojmë të dyja palët, herë duke thënë se do të jetë marrëveshje e dhimbshme, herë historike”, është shprehur ai.

Sipas tij, ka dallim të madh mes deklaratave të ndryshme të Thaçit për fundin e dialogut me Serbinë dhe se këto të gjitha kanë të bëjnë me shpëtimin e lëkurës së tij.

“Në fakt këta kanë një diskrepancë të madhe mes vete në kuptim dhe dihet që të gjitha këto e kanë për shpëtim të lëkurës së tij dhe nuk ka problem nëse Kosova humb territor, me rëndësi të shpëtohet lëkura e Hashim Thaçi. Pra ne e krijojmë një realitet të ri si e krijojmë me demarkacionin dhe pastaj presioni ndërkombëtar do t’i detyrojë sidomos LDK, prandaj janë të vona këto demonstrata, duhet të ketë organizime gjithë-popullore në shpëtim të Republikës”, ka deklaruar Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat