Krasniqi tregon zgjidhjen për shqiptarët e Kosovës Lindore

Politika

Krasniqi tregon zgjidhjen për shqiptarët e Kosovës Lindore

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 shtator 2018 Në ora: 17:17
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencë për media me liderët e Kosovës Lindore

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë kërkuar që përmes një rezolute të miratuar në Kuvend, të kërkojnë bashkimin me Kosovën.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë se nuk do të kishte efekt miratimi i një rezolute që Kosova Lindore t'i bashkohet Kosovës, për çka thotë se duhet të ndërrohet Kushtetuta fillimisht.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk do të kishte asnjë efekt votimi i një rezolute që Kosova Lindore t'i bashkohet Kosovës, sepse me kushtetutën e Ahtisarit Kosova e ka të ndaluar bashkimin me ndonjë shtet tjetër ose ndonjë pjesë që dikur ishte pjesë e saj. Për të realizuar këtë qëllim së pari duhet të ndërrohet Kushtetuta, dhe të ndërruar Kushtetutën duhet punë”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, zgjidhja më e mirë është që serbët e Kosovës Lindore të gëzojnë të drejta që i gëzojnë serbët në Kosovë.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë për shqiptarët e Kosovës Lindore, meqë e kemi këtë problem me kushtetutën, do të ishte që ato të drejta që i gëzojnë serbët e Kosovës, t'i gëzojnë edhe shqiptarët atje. Nëse për serbët e Kosovës krijohet një Asociacion, një Asociacion i tillë të krijohet edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore. Çdo gjë reciprocitet. Por një gjë e tillë duhet të bëhet në Bruksel gjatë bisedimeve me Serbinë”, ka vlerësuar ai.

Analisti thotë se nuk duhet të lëshohet pe për të drejtat e qytetarëve, pasi do të ishte katastrofë për shqiptarët e Kosovës Lindore.

“Nuk duhet të lëshohet aspak pe për të drejtat e shqiptarëve. Çdo lëshim dhe mos insistim gjatë bisedimeve me Serbinë, do të ishte katrastrofale për shqiptarët e Kosovës Lindore, por edhe për funksionimin e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat