Rugova flet për formimin e ushtrisë, tregon qëndrimin e LDK-së

Politika

Rugova flet për formimin e ushtrisë, tregon qëndrimin e LDK-së

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 shtator 2018 Në ora: 15:54
Naser Rugova

Lidhur me vendimin e Qeverisë për FSK dhe qëndrimet e presidentit për këtë vendim, deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK mbështet transformimin e FSK-së në ushtri me ndryshime kushtetuese.

“Është qëndrim i njohur tani i LDK-së se transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës duhet të bëhet me ndryshim të Kushtetutës. Forcat e armatosura të një shteti janë kategori e veçantë kushtetuese. Ky veprim i qeverisë pa dakordim të plotë mes institucioneve dhe partnerëve tanë strategjik”, është shprehur ai.

Rugova thotë se kjo mund të jetë aventura e tyre që tentohet të transformohet FSK në ushtri me pako ligjore, derisa thotë se presidenti me deklaratat e tij ka shkaktuar konfuzion.

“Kam frikë se do jetë aventura e dytë që tentohet që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet me një pako ligjore, ku nuk i ndryshohet emri, e ku komandanti suprem i kësaj force- presidenti i vendit deklaron që nuk ka informacione dhe më vonë e zbutë qëndrimin duke shkaktuar kështu konfuzion në opinion dhe të miqtë tanë strategjik”, ka theksuar deputeti i LDK-së.

Ai thotë se LDK do të bëjë çmos që ushtria të formohet sipas standardeve të NATO-s.

“Ushtria e një shteti sovran është kategori kushtetuese dhe LDK-ja do bëjë çmos që FSK të jetë ushtri e shtetit të Kosovës sipas standardeve të NATO-s”, ka deklaruar Naser Rugova për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat