Deputetja e VV-së tregon hilen e Thaçit: Populli e ka kuptuar, është në prag të shpërthimit

Politika

Deputetja e VV-së tregon hilen e Thaçit: Populli e ka kuptuar, është në prag të shpërthimit

Nga: A.M. Më: 25 shtator 2018 Në ora: 21:48
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në televizionin publik ka përmendur se në kohën e Titos dhe të Rankoviqit Kosova ka marrë si “dhuratë” një sipërfaqe territorit në veri të vendit nga Serbia.

Lidhur me deklaratën e Thaçit, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku në një prononcim për “Bota sot” tregon hilen e presidentit lidhur me këtë temë dhe se e quan atë të rrezikshëm.

Image
Drita Millaku

“Kjo deklaratë tregon naivitetin e skajshëm dhe bashkë me të edhe hilen e presidentit për këtë temë. Ne duhet të jemi sy qelë sepse sipas kësaj logjike edhe kushtetuta e 1974-ës është e kohës se Titos dhe nuk duhet pranuar. Pra kemi të bëjmë me një njeri që e ka humbur toruan dhe arsyen e shëndoshë e qe është rrezik për ne”, është shprehur Millaku për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo i ka rikujtuar Thaçit, se në kohën e Rankoviqit kanë ndodhur persekutimet  dhe shpërnguljet më të mëdha të popullatës shqiptar, si dhe e ka krahasuar me të edhe kohën e qeverisë në 10 vjeteshin e fundit në vend.

“Dhe dua ti kujtoj Thaçit se në kohën e Rankoviqit kanë ndodhe  represaljet, persekutimet  dhe shpërnguljet më të mëdha të popullatës shqiptar  pra edhe në 10 vjeteshin e fundit  të qeverisjes së Thaçit janë persekutimet  dhe shpërnguljet më të mëdha  të shqiptareve pra  Rankoviqi dhe Thaçi kanë një praktik të njëjtë sa i përket shqiptareve”, ka potencuar deputetja e VV-së për “Bota sot”.

Ajo ka shtuar populli e ka kuptuar se kush është Hashim Thaçi, por është në pritje të shpërthimit.

“Diletantizmi politik i skajshëm i presidentit Thaçi  tregohet më së miri me këtë pohim të tijin. Ky njeri mendon se populli i Kosovës është akoma i pashkolluar dhe i painformuar por e ka gabim sepse populli e ka kuptuar kush është Hashim Thaçi, por është në pritje të shpërthimit”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat