Përgënjeshtrohet Thaçi: Kosova nuk mori asnjë “dhuratë”, në kohën e Rankoviqit dhe Titos

Politika

Përgënjeshtrohet Thaçi: Kosova nuk mori asnjë “dhuratë”, në kohën e Rankoviqit dhe Titos

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 tetor 2018 Në ora: 08:31
Aleksandër Rankoviç dhe Hashim Thaçi

“Presidenti Thaçi ose është çmendur, ose është duke zbatuar planet serbo-ruse. Nuk e kuptoj si mundet të bëj deklarata të tilla dhe pse insiston tkurrjen e Kosovës. Kosova asnjë dhuratë s'ka marrë as në kohën e Rankoviqit dhe Titos, dhe as në periudhë tjetër. Përkundrazi. Kosova vazhdimisht është plaçkitur në territor”, ka deklaruar analisti Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin për “dhuratën” nga Serbia, po cilësohen si të pavërteta, pasi që Kosovës vazhdimisht i është copëtuar territori i saj.  Po ashtu, vlerësohet se presidenti Thaçi me këtë deklaratë i ka bërë dëm shtetit të Kosovës në procesin e njohjes si shtet.

Thaçi këtë deklaratë e ka thënë në televizionin publik  ku ka potencuar se në kohën e kreut të ish shtetit të Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe të nënkryetarit Aleksandër Rankoviç, Kosova ka marrë si “dhuratë”  një sipërfaqe të territorit në veri të vendit, nga Serbia.

Po ashtu, Thaçi edhe përmes një postimi në Facebook e ka cekur këtë “dhuratë” ku ka shkruar se Kosova dhe Serbia nuk do të mbesin robër të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por do të punojnë për korrigjimin e historisë.

“Të mos mbesim robër të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviq, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Millaku: Populli është në pritje të shpërthimit

Lidhur me deklaratën e Thaçit, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku në një bashkëbisedim për “Bota sot” tregon hilen e presidentit lidhur me këtë temë  dhe se e quan atë të rrezikshëm.

Image
Drita Millaku

“Kjo deklaratë tregon naivitetin e skajshëm dhe bashkë me të edhe hilen e presidentit për këtë temë.

Ne duhet të jemi sy qelë sepse sipas kësaj logjike edhe kushtetuta e 1974-es është e kohës se Titos dhe nuk duhet pranuar. Pra, kemi të bëjmë me një njeri që e ka humbur toruan dhe arsyen e shëndoshë e qe është rrezik për ne”, është shprehur Millaku për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo i ka rikujtuar Thaçit, se në kohën e Rankoviqit kanë ndodhur persekutimet  dhe shpërnguljet më të mëdha të popullatës shqiptar , si dhe e ka krahasuar me të edhe kohën e qeverisë në 10 vjeteshin e fundit në vend.

“Dhe dua ti kujtoj Thaçit se në kohën e Rankoviqit kanë ndodhe  represaljet, persekutimet  dhe shpërnguljet më të mëdha të popullatës shqiptar  pra edhe në 10 vjeteshin e fundit  të qeverisjes së Thaçit janë persekutimet  dhe shpërnguljet më të mëdha  të shqiptareve pra  Rankoviqi dhe Thaçi kanë një praktik të njëjtë sa i përket shqiptareve”, ka potencuar deputetja e VV-së për “Bota sot”.

Ajo ka shtuar populli e ka kuptuar se kush është Hashim Thaçi, por është në pritje të shpërthimit.

“Diletantizmi politik i skajshëm i presidentit Thaçi  tregohet më së miri me këtë pohim të tijin .Ky njeri mendon se populli i Kosovës është akoma i pashkolluar dhe i painformuar por e ka gabim sepse populli e ka kuptuar kush është Hashim Thaçi, por është në pritje të shpërthimit”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

Krasniqi: Kosova vazhdimisht është plaçkitur në territor

Të njëjtin mendim sikurse deputetja e VV-së, e ka edhe analisti politik, Faik Krasniqi i cili thotë për “Bota sot” se Kosova asnjë dhuratë s'ka marrë as në kohën e Rankoviqit dhe Titos, dhe as në periudhë tjetër, pasi që vazhdimisht është plaçkitur në territor.

Image
Faik Krasniqi

“Presidenti Thaçi ose është çmendur, ose është duke zbatuar planet serbo-ruse. Nuk e kuptoj si mundet të bëj deklarata të tilla dhe pse insiston tkurrjen e Kosovës. Kosova asnjë dhuratë s'ka marrë as në kohën e Rankoviqit dhe Titos, dhe as në periudhë tjetër. Përkundrazi. Kosova vazhdimisht është plaçkitur në territor”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai i ka përmendur se sipas demografëve jo vetëm Zubin Potoku dhe Zveçani, por edhe Leposaviqi ka qenë pjesë e Kosovës dhe ka thënë se në rrethana normale të shtetit as Thaçi e asnjë zyrtar tjetër as do të guxonte të bënte deklarata të tilla pasi që do të përfundonte në burg për tradhti.

“Në vitin 1956 Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i janë dhënë Serbisë, kurse si kompensim Kosovës i janë dhënë disa fshatra të Leposaviqit, sepse sipas demografëve jo vetëm Zubin Potoku dhe Zveçani, por edhe Leposaviqi ka qenë pjesë e Kosovës. Në rrethana normale dhe po të ishim shtet me plot kuptimin e fjalës, as Hashim Thaçi e asnjë zyrtar tjetër as do të guxonte të bënte deklarata të tilla, sepse do të përfundonin në burg për tradhti ndaj shtetit, e lëre më të tentoj të bëj pazare me territorin e shtetit”, ka deklaruar Krasniqi.

“Letra dërguar kushtetueses i hapë rrugën Thaçit që ta zbatoj planin e tij famëkeq”

Sipas tij,   se nëse bëhet ky shkëmbim, ekziston frika që mund ta humbasim edhe veriun e Kosovës deri tek Lumi Ibër, edhe s'do të mund ta rikthejmë Kosovën Lindore që ishte pjesë e Kosovës deri në vitin 1956.

“Por duke e parë se kemi një sistem të drejtësisë të kapur nga politike, dhe një Gjykatë Kushtetuese të politizuar, kam frikën që letra dërguar kësaj Gjykate do t'i hapë rrugën këtij njeriu fatkeq që ta zbatoj planin e tij famëkeq. Sikur të mos humbasim asgjë nga ky shkëmbim, prapë se prapë do të ishte gjysma e të keqes edhe nëse na shkon një pjesë e Veriut dhe marrim Kosovën Lindore, por duke e njohur Serbinë dhe një President dashakeqës dhe një klasë politike që mendon vetëm për interesa personale, ekziston frika që mund ta humbasim edhe veriun e Kosovës deri tek Lumi Ibër, edhe s'do të mund ta rikthejmë Kosovën Lindore që ishte pjesë e Kosovës deri në vitin 1956. Këtë njeri duhet ndaluar që po tenton ta ndajë vendin tonë. Qytetarët e Kosovës janë ata që pyeten për shkëmbime ose korrigjim të territorit, e jo të gënjej publikisht se mbi 80-90% e qytetarëve janë për ndarjen e vendit. Cili qytetar i një vendi ka dëshirë që të humbi shteti i tij territor. Një njeri të tallet me një popull të tërë, ose ai është mbi-njeri ose populli është frikacak!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Haziri: Kosova nuk ka marrë kurrfarë "dhurate" nga Serbia

Edhe, analisti tjetër politik, Nexhat Haziri, pohon se vendi nuk ka marrë kurrfarë "dhurate" nga Serbia dhe se e quan manipulim të Thaçit.

Image
Nexhat Haziri

“Është manipulim i presidentit Thaçi kur thirret në  procese të kohës së Titos dhe Rankoviqit, pasi Kosova nuk ka marrë kurrfarë "dhurate" nga Serbia, pasi dihet mirë dhe po ashtu është e argumentuar dhe e dëshmuar se nga ai proces Kosovës iu kanë bashkangjitur vetëm disa fshatra. Pra, ai na shfaqet edhe një herë si  mjeshtër për ta manipuluar opinionin me kauza të ndjeshme për qytetarët e vendit për ti arsyetuar dhe fituar mbështetje për opsionin e tij për ndarjen territoriale të Kosovës në emër të të ashtuquajturit korrigjim kufiri”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Haziri për “Bota sot” shton se  me ketë propozim Thaçi ka arritur t`i shkaktojë dëm vendit në procesin e njohjeve për shtetin.

“Por siç dihet ky opsion i Thaçit i dakorduar edhe me presidentin serb Vuçiq dhe i mbështetur edhe nga Rusia, po kundërshtohet gjithnjë e më shumë nga shtet perëndimore që kanë një relevancë të madhe në skenën politike ndërkombëtare. Mirëpo duhet ta pranojmë edhe një gjë, se me këtë opsion  presidenti Thaçi ka arritur ti bëjë shumë dëm vendit, sidomos në procesin e njohjeve për shtetin. Andaj këto pasoja duhet marrë parasysh dhe ky njeri më nuk ka kurrfarë kredibiliteti për ta përfaqësuar Kosovën në këtë faze dialogu me Serbinë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat